Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me deputetët duke thënë se do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit dhe do të ndjekin procedurat e kërkuara nga KQZ.
“Kjo ishte mbledhje e radhës së Kryesisë e grupit parlamentar. Do të jenë më të shpeshta. Diskutimet dhe vendimet janë të fokusuara te aspekti organizativ i PD lidhur dhe në funksion të fushatës zgjedhore. Deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave. Përveç kësaj janë diskutuar çështjet e organizimit, janë vendosur detyrat përkatëse që do të merren në aspektin e fushatës me organizimin dhe rifreskimin e strukturave tona. Jemi të vetëdijshëm për situatën jo aq të shëndetshme që kemi kaluar.
Tani që ka nisur fushata dhe është miratuar pozicioni i PD në fokusimin e zgjedhjeve të 14 majit, po kthehet në rutinën e funksionimit.
Është diskutuar edhe vendimi i KQZ. PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe i gjithë dokumentacioni i depozituar pranë KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin, janë çuar dhe sqarimet përkatëse për këdo që ka paqartësi në depozitimi dhe përmbajtjen e dokumentacionit dhe ju komunikoj që PD do të regjistrohet, do të marrë pjesë në zgjedhje e do jetë e fokusuar në shërbimin ndaj qytetarëve.
E kemi bërë të qartë dje. Dorëheqja e Bashës është fakt publik s’ka ngelur njeri i madh apo i vogël që s’është në dijeni. Sqarimin përkatës ne do ta dërgojmë pranë KQZ, kështu që nuk ka asgjë për t’u diskutuar apo të paqartë. Kjo është një çështje e zgjidhur”, tha Alibeaj.
Lajmi kryesor:
PD rrezikon të mos regjistrohet! 2 orë e 30 minuta takim me deputetët, grupi i Alibeajt nuk ndryshon qëndrim për vendimin e KQZ: Basha ka ikur
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
35.5%
-
Jo
60.1%
-
Deri diku
4.3%
Vota total: 276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025 gati për votim/ Deputetët e pavarur 8 propozime! Agalliu: Më shumë para për ish të përndjekurit, të rritet fondi për pensionistët
15 Nëntor, 18:37
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet 2025/ Autoriteti i Dosjeve: Partitë të dorëzojnë emrat 70 ditë para
12 Nëntor, 14:09
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin nga çështja e tij të gjyqtares Marsida Xhaferllari
6 Nëntor, 15:32
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50