Alibeaj pas takimit me përfaqësuesit e OSBE-se, Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse e transparente

Alibeaj pas takimit me përfaqësuesit e OSBE-se, Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse e transparente

Në prag të nisjes së punës së komisionit për reformën zgjedhore, prezenca e OSBE në vendin tonë pati takime të veçanta me dy bashkëkryetarët e Komisionit bipartizan, Damian Gjiknuri e Enkelejd Alibeaj

Në një reagim përmes një postimi në Facebook, Alibeaj ka zbardhur takimin me ambasadoren dhe delegacionin e OSBE, ku i sigurova se për PD, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor

 

Reagimi

Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory sëbashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.

Në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Po ashtu, i sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.

Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, të premten nis komisioni bipartizan! SHBA, BE-ja dhe Britania në një zë: Nuk ndërmjetësuam ne


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah