Alibeaj pret Haradinajn! Mban krah vetes vetëm deputetët e PD, jo 'Rithemelimit'! Takimi në Kryesi, jo në seli

Alibeaj pret Haradinajn! Mban krah vetes vetëm deputetët e PD, jo 'Rithemelimit'! Takimi në Kryesi, jo në seli

Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së ka pritur në një takim kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në fokus të bisedës së tyre ishte bashkëpunimi mes 2 vendeve.

"Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK.

Ndamë sëbashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës", shkruan Alibeaj.

Ajo që vihet re është se takimi është bërë në ambientet e Kuvendit dhe jo në selinë blu, pasi kjo e fundit tani më drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Teksa gjithashtu, vihet se pranë tij janë vetëm deputetëve të PD-së dhe jo Komisionit të Rithemelimit.


Lajmi kryesor:

Lënë të shkuarën pas, Rama shtrëngon duart me Haradinajn, diskutimi mbi bashkëpunimin ekonomik dhe politikën e jashtme


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori

Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori