Të buzëqeshur dhe me duar të shtrënguara, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj duket se kanë lënë të shkuarën pas. Ka qenë kryeministri Rama ai që ka publikuar fotografitë nga takimi me Haradinajn mëngjesin e sotëm në kryeministri.
Temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit ishin lidhur me bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë në ekonomi, infrastrukturën, sigurinë dhe politikës e jashtme.
Gjatë këtij takimi nuk mund të mos diskutohej edhe projekti i rëndësishëm i Hekurudhës Prishtinë-Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.
Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Tiranë, përveç kryeministrit Rama ka takuar edhe kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj si dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama e ka paditur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për "shpifje”. Padia kishte me disa komente që ka bërë Haradinaj nëpër emisione televizive kundrejt figurës së kryeministrit Rama. Gjatë një konference në Kosovë në qershor të 2020, Rama tha se e ka tërhequr përfundimisht padinë ndaj tij.
Kjo nuk është hera e parë që Rama takohet me Haradinajn pas padisë, pasi dy figurat e rëndësishme politike janë ritakuar në shtator të 2021. Por kjo është hera e parë që ata takohen “kokë më kokë” për të diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me delegacionin parlamentar të AKK-së, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj.
Sipas saj njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë
“Takim mjaft i ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj.
Njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nisma me karakter individual, si projekti jo transparent i Open Balkan që garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, nuk duhet të provohen, përkundrazi është i nevojshëm bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon.
Mbetemi të angazhuar për bashkëpunimin intensiv me faktorin politik në Kosovë për të çuar përpara zhvillimin ekonomik, forcimin e bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe ecurinë e shpejte e te suksesshme te integrimit euroatlantik te saj.”, shkruan Kryemadhi.
Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së ka pritur në një takim kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në fokus të bisedës së tyre ishte bashkëpunimi mes 2 vendeve.
"Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK.
Ndamë sëbashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës", shkruan Alibeaj.
Ajo që vihet re është se takimi është bërë në ambientet e Kuvendit dhe jo në selinë blu, pasi kjo e fundit tani më drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Teksa gjithashtu, vihet se pranë tij janë vetëm deputetëve të PD-së dhe jo Komisionit të Rithemelimit.
Diskutuam mbi lulëzimin e krimit dhe korrupcionit, e njashtu edhe mininimin e qeveris legale në Kosovë…e gjithë kjo ndihmon që Kosova të gllabërohet nga ballkani i hapur (që është platforma e Putinit për kthimine Kosovës nën serbi)
Përgjigju