Drejtuesi i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ditën e sotme për nisjen e votimit në diasporë. Alibeaj ka bërë thirrje, nëpërmjet një postimi, që çdo emigrant sipas tij e ka fatin në dorë. Nga ana tjetër, ai ka thënë se, për herë të parë, do të kenë mundësi të ndryshojnë me votën e tyre gjendjen në Shqipëri.
“Fletët e votimit janë nisur drejt jush, shqiptarëve të diasporës. Për herë të parë do të mbërrijnë dhe, për herë të parë, ju do të shprehni brengën tuaj ndaj atyre që ju larguan nga ky vend. Për herë të parë, ju do të keni mundësinë që, me votën tuaj masive, të ndryshoni këtë vend. Të largoni gjithçka që ju detyroi të ikni dhe të sillni një copë Perëndimi, një copë Europe.”-thotë Alibeaj në postim.
Komente


Po ne ikem vete. Nuk na largoi njeri. Ikem kur ishe ti ne pushtet ne fakt.
Përgjigju