Alibeaj ‘thumbon’ grupin e Bardhit pas bashkimit me Berishën: Qëndrimet nuk ndryshojnë me stinët, kërkoni karrige si parazitë! Ja çfarë më ndau nga Basha

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në Report Tv tregoi arsyet që e nxitën të ndahej nga grupi i Berishës dhe të distancohej nga Lulzim Basha, për të krijuar një grupim të ri politik në Kuvend. Alibeaj e thotë qartë se distancomi ishte një akt politik për të qëndruar koherent ndaj qëndrimit të tij, se mes fatit personal të një individi (Sali Berishës), zgjodhi fatin e demokratëve.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Alibeaj pati edhe një mesazh për të gjithë ata që dikur kishin dalë kundër Sali Berishës, por tashmë iu bashkuan pas marrjes së vulës. Pa e përmendur me emër grupin e Bardhit, Alibeaj tha se qëndrimet nuk duhet të ndryshojnë sipas stinës, ndërsa thekson se deputetët nuk duhet të tundohen nga interesa egoiste për të ruajtur karrigen e deputetit në mënyrë parazitare.

“Duke filluar nga 9 shatori, e dinë të gjithë, qëndrimin politik i shumë deputetëve dhe i imi, ishte që mes një fati personal të një individi kujtdo qoftë dhe fatit të gjithë demokratëve duhej të prevalonte interesi i demokratëve, më saktë interesi shqiptar. Distancimi është një akt politik dhe duhet të jetë i tillë në çfarëdolloj kohe. Pati një betejë, sagë me gjyq për vulë. Ajo që nuk duhet të ndryshojmë, është që qëndrimet nuk mundet të ndryshojnë sipas stinës, apo të tundohen nga interesa të vogla egoiste te deputetëve për të qenë ruajtës të një karrigie në mënyrë parazitare. Pasi përfundoi gjyqi, ku vula iu dha në mënyrë të padrejtë Berishës, do ishte një kat për të treguar koherencën në qëndrime. Me një parti që ka problem të mëdha në raportet ne drejtësinë, e izoluar në raportet me ndërkombëtaret dhe së fundmi që s’ka guximin të përballë njerëzit e vet me publikun, listat e hapura, mua nuk më lidh asgjë. Janë gjëra që s’më bënin bashkë me atë lloj grupi”, tha Alibeaj në Report Tv.

I pyetur se çfarë e ndau nga Basha, Alibeaj thotë se qëndrimi i tij s’ka qenë i lidhur me asnjë individi, qoftë këtu Berisha apo Basha. Ai thekson se është larguar nga grupi privat i Sali Berishës, në ndryshim nga Basha që zgjodhi të qëndrojë aty.

“Qëndrimet mia dhe të disa kolegëve, psh Açka, Agalliu, s’kanë qen të lidhura me një individ, as me Berishën, as me Bashën, dhe askënd tjetër. Qëndrimet janë të tilla që qëndrojnë në disa vlera. Ne që ishim në PD u gjetëm si pjesë e grupit parlamentar të PD, pronë private e Berishës. Është minimumi që çdokush të tregojë, se sa kohë që je distancuar me personazhin politik, distanca duhet të jetë si para vulës dhe pas vulës. Nuk jam larguar nga Basha, jam larguar nga ai grupim publik. Basha dhe të tjerë kanë bërë zgjedhjen e tyre për të qëndruar aty. Nuk është ky qëndrimi im. Jam ndarë nga grupi parlamentar i Sali Berishës”, u shpreh Alibeaj në Report Tv.

Alibeaj tregon edhe se çfarë u tha kolegëve pasi Apeli i dha vulën Sali Berishës, një vendim të cilin e quan të padrejtë.

“Politikisht na takon ne për të treguar që kemi qenë rreth vlerave në këtë pozicion, së dyti që jemi linear dhe së treti na takon që mos t’i lëmë njerëzit në mes të katër rrugëve. Unë u thash disa herë kolegëve të mi që do mbaj këtë qëndrim, asnjëri nuk është i detyruar ta bëjë. Zgjedhjet tona do duhet të jenë në vullnet të lirë, secili ka bërë zgjedhjen e vet. Ka bërë zgjedhjen Agalliu, Açka.

Ai tregon edhe vijat e kuqe me Berishën e Bashën, ndërsa 4 elementë kërkon të mbështeten nga çdo deputet që kërkon t’i bashkohet këtij grupimi, mbështetje ndaj drejtësisë, distancim nga Sali Berisha, marrëdhënie me ndërkombëtarët dhe lista të hapura.

“Në lëvizjen e fundit në grupin politik brenda parlamentit, kemi rënë dakord të formojmë një grupim politik brenda parlamentit dhe kemi arritur në këtë situatë. Ka edhe deputetë të tjerë që kanë qëndrime të njëjta si ne. Për t’iu bashkuar këtij grupimi do duhet të ndamë disa elementë bazikë, mbështetja ndaj drejtësisë, raporti i shëndetshëm i opozitës me ndërkombëtarët dhe së treti ta japim ne modelin dhe shembullin që kushdo që prezantohet dhe aspiron për përfaqësim në parlament të përballet me shqiptarët me lista të hapura dhe distancim nga grupi privat i Sali Berishës”, vijoi Alibeaj.  

Mbylljen e listave me 1/3 e quan një pazar mes Ramës dhe Berishës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Shpërthime të koordinuara nga Izraeli, plagosen qindra anëtarë të grupit të Hezbollah në Liban

Lufta/ Shpërthime të koordinuara nga Izraeli, plagosen qindra anëtarë të grupit të Hezbollah në Liban