Gazment Bardhi tha në Report Tv se Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat fitues i PD-së për Bashkinë e Tiranës. I pyetur edhe për Gjin Gjonin në Lezhë dhe Xhelal Mziun në Kamëz, Bardhi tha se ende nuk ka nisur procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.
Ilir Alimehmeti kandidat për Tiranën?
Gazment Bardhi: Do të ishte kandidat fitues dhe i shkëlqyer për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Një personalitet jo thjesht i PD-së, por një personalitet publik i qytetit të Tiranës. Me dashurinë që ka për Tiranën, jam i bindur që do të ishte kandidat i shkëlqyer.
Gjin Gjoni për Lezhën? Mziu për Kamzën?
Gazment Bardhi: Nuk e di. Do të ishin kandidatë të shkëlqyer. Nuk ka një proces. Secili prej kolegëve është i gatshëm të lërë mandatin për të fituar në emër të demokratëve bashkitë përkatëse.
Lajmi kryesor:
Bardhi në Report Tv: Harta e re territoriale këtë javë në Kushtetuese! Kandidatët për ‘vendoret’ brenda dhjetorit! Hetimi ndaj Ballukut i paplotë, SPAK merr urdhra politikë








