Alimehmeti për Report Tv: Ritmi i vaksinimit po ecën shumë mirë, por duhet e vazhdueshme! Tirana ka gjasë që mund ta ketë kaluar 60% COVID-in

Ritmi i procesit të vaksinimit kundër COVID është shumë i mirë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i cili tha se ky proces tashmë sjellë nevojën e furnizimit të vazhdueshëm pasi ky ritëm mund të vijë duke rënë nëse nuk ka vaksina.

‘Ritmi për sa i përket numrave është i mirë, flasim për 20 mijë vaksinime ne ditë. Tani mbetet çështja çfarë municionesh janë. Me 20 mijë vaksinime në ditë, radha e 250 mijë personave që mund të vaksinohen, kalon shumë shpejt. Kjo bën të nevojshme sjelljen e furnizimit të vazhdueshëm vaksinor për të mbajtur këtë ritëm. Shpresojmë që ndërkohë të vijnë edhe vaksina të tjera.’- tha Alimehmeti.

Teksa foli në lidhje me imunitetin e tufës në vendin tonë, mjeku Alimehmeti tha se nuk ka shifra zyrtare për këtë në vendin tonë, megjithatë mjeku shtoi se 50-60% në kryeqytet mund ta kenë kaluar COVID.

‘Në Shqipëri ky studim u bë nga Akademia e Shkencave në fund të dhjetorit që e nxorri 50% të popullatës. Nuk kemi studime të tjera zyrtare. Sa ka vajtur vështirë të themi, por është një shifër e rëndësishme që nuk është homogjenisht e shpërndarë, ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%, por nuk e krahasojmë në nivel kombëtar. Me futjen e vaksinimit masiv ky studim nuk mund të bëhet më pasi nuk bëhet dallimi.’- tha mjeku.

Për sa i përket numrit të riinfektimeve me COVID, mjeku nënvizoi se nuk ka të dhëna, por duke ju referuar informacioneve nga spitalet, nuk ka pasur raste vdekje nga riinfektime.

‘Në Shqipëri nuk kemi të dhëna të sakta që të vërtetosh riinfektimit. Por nga krahu tjetër kemi informacione nga spitalet tona që po ti pyesësh sa kemi pasur raste për herë të parë, për riinfektime janë shumë pak ose asnjë. Nuk ka një studim të vërtetë, këto mund të jenë duke u trajtuar edhe në shtëpia fakti që nuk kemi asnjë humbje jete është një lajm i mirë në këtë koncept.’- tha Alimehmeti.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar