Larg fotove standarte të pikave turistike të vendit tonë dhe më pranë natyrës, ai ofron pamje të magjishme të relievit dhe bukurive shqiptare.
Kjo vjen jo vetëm si dëshirë për të fotografuar por edhe për të fluturuar, gjë që e ka shtyrë Alketin të themelojë shoqatën “Aeronautika Shqiptare”.
Ditën e djeshme ai ka prezantuar librin e tij “Albanian Riviera from the Sky” në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve.
Libri ofron 399 pamje mahnitëse dhe spektakolare të konceptuar në katër kapituj , duke na sjellë një pamje ndryshe të Shqipërisë, nga Vlora në Sarandë.
Më tej Alketi ka bërë të ditur për A1 report se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri të Alpeve të Shqipërisë.
(b.t/shqiptarja.com)