Alkooli dhe shpejtësia tej normave
shkaqet e përmbysjes së autobusit

Alkooli dhe shpejtësia tej normave<br />shkaqet e përmbysjes së autobusit
TIRANË- Policia cakton konsumin e alkoolit dhe shpejtësinë tej normave të drejtuesit të “Benz”-it për aksidentin që përmbysi autobusin duke plagosur 10 pasagjerë tek rrethrrotullimi i TEG-ut. Drejtuesi i “Benz”-it rrezikon 8 vite burg.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që goditi dhe përmbysi autobusin interurban tek rreth rrotullimi i TEG kishte përdorur pije alkoolike dhe duke qenë me shpejtësi minimale 70 km/h i ka dalë automjeti nga kontrolli duke u bërë shkaktar i aksidentit me 10 të plagosur pasditen e të premtes. 

Ky është shkaku i aksidentit sipas ekspertëve dhe Altin Metani, drejtuesi i “Benz”-it me targa AA 955 HG, është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit numër 1 dhe rrezikon deri në 8 vite burg. 

Ekspertët e hetimit të aksidenteve kanë analizuar gjedjen e autobusit me targa TR 2011 U, por fati i keq i goditjes nga pas dhe në kthesë e kishte bërë të pamundur shmangien e përmbysjes së autobusit, që në rrethrrotullim ka qenë me një shpejtësi rreth 30 km/h. 

Lajme të mira vijnë nga spitali i Traumës në Tiranë, ku 9 nga 10 pasagjerët e plagosur në aksident kanë dalë nga qendra spitalore për shkak të përmirësimit të dukshëm të gjëndjes shëndetësore.

Më problematike dhe në vëzhgim mbahet gjendja e 65-vjeçares, Lumturi Braha, edhe pse sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ligjet' ngrihet nënkomisionit për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK

'Ligjet' ngrihet nënkomisionit për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK