LEZHË - Pavarësisht apelit që Policia e Shtetit i ka drejtuar shoferëve për të mos pirë alkool, papërgjegjësia e drejtuesve të makinave vijon të marrë jetë. Një 28-vjeçar nga Lezha, pak pas mesnate rreth orës 01:05 ka aksidentuar për vdekje një 66-vjeçar.
Policia e Lezhës vuri në pranga Emiljano Tomën banues në lagjen Skënderbeg për aksidentin me vdekje të ndodhur në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Nga konsumimi i alkoolit, shoferi i ri në moshë nuk e ka parë 66-vjeçarin me inicialet Gj.D dhe e ka shtypur atë për vdekje me makinën tip BMW të cilën drejtonte.
Në komunikatën zyrtare për shtyp, policia thotë se Emiljano Toma ishte i dënuar me parë për armbajtje pa leje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com