Në vëmendjen e Prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit Giuseppe Pecoraro janë dy filmime që kanë të bëjnë me ndeshjen e polemikave, atë Inter-Juve të luajtur të shtunën në mbrëmje.

Bëhet fjalë për videot e bisedës mes trajnerit të bardhezinjve Allegri dhe gjyqtarit të katërt Tagliavento në përfundim të ndeshjes në “San Siro” dhe tjetra që tregon labialin – shumë të kundërshtuar nga njerëzit në rrjetet sociale – të vetë Tagliaventos kur ndodhet në fushë në pjesën e fundit të ndeshjes.
Në takimin mes Taglaventos dhe Allegrit, ky i fundit duket se i thotë: "Taglia, shkoi mirë eh?".