BRITANI - Një kultivues kanabisi është arrestuar nga policia britanike pasi i zemëruar se i kishin vjedhur plantacionet e tij të kanabisit, ka marrë policinë në telefon. 29-vjeçari Matthew Warnes është arrestuar menjëherë kur policët arritën në shtëpinë e tij në Rotherham, në Yorkshirin jugor dhe zbuluan bimët e tjera të kanabisit që ishin të mbjella në kopësht.
29-vjeçari, kishte shpenzuar 250 paund nga paratë e tij të Krishtlindjeve për të kultivuar lëndën narkotike, të blerë nëpërmjet internetit, duke qenë se i shkonte më shtrenjtë po ta blinte në rrugë.
Mark Hughes, gjyqtari i çështjes në procesin gjyqësor tha se 29-vjeçari Matthew Warnes kishte marrë në telefon policinë duke thënë se 3 nga bimët e tij të kanabisit i kishin vjedhur. Kur policia arriti në shtëpinë e tij gjetën 3 bimë kababis të paprekura me gjatësi 18 deri në 42 centimetra dhe disa bimë të vogla në proces rritje. Gjithashtu policia gjeti edhe disa qese që përmbanin kanabis sativa të tharë dhe të prerë.
Warnes u dënua nga gjykata me 26 javë paraburgim dhe ka urdhëruar 29-vjeçarin të bëjë 150 orë punë të papaguar. Gjyqtari Jane Goodwin tha se: "Fakti që ai vetë i telefonoi policisë për të raportuar vjedhjen nuk është një faktor lehtësues".
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com