Të pushtojnë majat në të gjitha stinët, ky është edhe qëllimi i alpinistëve që shtojnë sfidat dhe përballen gjithmonë me emocione që rrallë kush mund ti provojë.

Sigurisht që majat më të vështira janë për profesionistët dhe 65 alpinistë të federatës shqiptare zgjodhën Majën e Papingut në Nëmërçkë të Përmetit për të treguar se ia dalin kudo. 

Ngjitja drejt majës së lartë nisi në nivelin 300 metra për të vazhduar deri në lartësinë 1600 metra mbi nivelin e detit nën drejtimin e mjeshtrave Artur Guni e Fisnik Muça. 
Natyra i ka falur Përmetit bukuri të rralla me thyerje të mrekullueshme të relievit që e bëjnë ngjitjen alpinistike një aventurë më vete.

Nëse mendoni se jemi në një program të discovery, mos u ngatërroni pasi janë pikërisht alpinistët tanë që pasi ngjiten si në një program të natyrës së egër.

Vendosja e cadrave dhe kalimi i natës në këtë petk të bardhë dëbore e bën sfidën më interesante. Temperatura gjatë natës i kalonte -8 gradë, por me pajisjet dhe veshjet e duhura alpinistët ia dolën.
E ndërsa janë afër majës Arturi shprehet mjaft i kënaqur për ngjitjen dhe motin e mirë që është shumë i rëndësishmë për këtë sfidë. 

Ia dolën të ngjiteshin në majë sidomos femrat, që tashmë janë pjesë e ngjitjeve të vështira të alpinistëve. 

E ndërsa përgatiten për një tjetër sfidë, një tjetër udhëtim mbreslënës dhe të tjera arritje, alpinistët arritën të na tregojnë edhe bukuritë natyrore që ka vendi ynë, por që rrallë herë i vlerësojmë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)