Egla Ceno: U largova për mospërputhjes artistike me regjisorin! Reagon Basha: Roli i saj më i dobëti në skenën e 'Portokallisë'! Mesazhet i publikova se është mashtruese

Egla Ceno: U largova për mospërputhjes artistike me regjisorin! Reagon Basha: Roli i saj më i dobëti në skenën e 'Portokallisë'! Mesazhet i publikova se është mashtruese

Egla Ceno dhe Altin Basha

TIRANË- Deklaratat e aktores Egla Cenos, për shkëputjen e marrëdhënieve të punës me "Portokallinë", për shkak te "mospërputhjeve artistike" kanë bërë që edhe regjisori Altin Basha të jap versionin e tij të ngjarjeve. Krahas publikimit në media te mesazheve mes tij dhe Cenos, Basha është pergjigjur në lidhje me ngjarjen për "Report tv", duke  u shprehur se,  Ceno po përdoret për ti shërbyer fushatës së "baltosjes" së emrit të tij. Ai thekson faktin se performanca e aktores është parë nga i gjithë publiku,  duke shtuar se Ceno ka qenë studentja e tij, dhe ai e ka mbështetur në rrugëtimin profesional.

Ndërkohë, "Report tv" kontaktoi edhe aktoren Egla Ceno, në lidhje me deklaratat e bëra pas shkëputjes nga "Portokalli". Por aktorja u përgjigj se "nuk ka asgje tjetër për të shtuar".

‘’Ajo ka gënjyer për shkaqet e largimit. Ka thënë se kemi ‘’mospërputhje artistike’’. Publiku e pa të vërtetuar të zezën mbi të bardhë nga sms, se aktorja ka qenë e vetëdijshme për performancën e dobët dhe ka njoftuar se do të largohej nga Portokalli. Sms janë komunikime pune dhe jo private. Nëse gënjën pa pikë turpi publikisht dhe nga sms del një mashtruese ordinere pa pikë etike, si mund të më kërkohet mua llogari pse i publikova? Sepse është mashtruese, ja pse. Gënjen kur thotë se sms-të e publikuara janë të shkëputura nga konteksti. Ka shumë sms të tjera që do ta turpëronin në sytë e opinionit të cilat do t’i publikoj të gjitha nëse vazhdon të mashtrojë paturpësisht. Do të këshilloja t’i ribotosh sms-të tashmë të publikuara që të jetë e qartë gjuha që përdor ajo dhe gjuha që përdor unë. Aty kuptohet qartë cili është profesionisti. Gënjen përseri kur thotë se do bëhem Drejtor i Teatrit Kombëtar. Nuk e ndaloj dot të publikojë thashethemet e kafeve rreth teatrit, por për çdo gënjeshter do të marrë përgjigje. Mesa duket i është bërë ves. Komentet janë çështje karakteri dhe edukate. Unë e kam pasur studente. E kam mësuar si të rrijë në skenë dhe për më tepër e kam promovuar gjithmonë në shfaqjet që kam drejtuar. Investim i gabuar. Mund të edukoj profesionistë, por nuk edukoj njerëz. E kuptoj se po punon me zell për t’i shërbyer fushatës së baltës të cilën e promovon injoranca, qentë endacake që lehin në portale dhe llumi mediatik për shkak të marrëdhënieve të acaruara mes meje dhe Ben Blushit. Pastaj ajo herë thotë më ke promovuar dhe herë thotë më ke penguar. Kjo është qesharake. Për çështjen e promovimit është tashmë fakt shumë i njohur se unë jam regjisori që më shumë se cilido në Shqipëri ka promovuar të rinj në teatër dhe Tv. Ekziston një kategori aktorësh për të cilët një regjisor ose pedagogu më i mirë në botë kur i lavdëron, por kur i kritikon je njeri i keq. Kush është marrë me regji & pedagogji më kupton shumë mirë. Bëhet fjalë për rolin e Zimbiles që është një nga personazhet më të dobët që kanë dalë ndonjëhëre në skenën e Portokallisë", tha Basha.

Por si nisi i gjithë debati, pas daljes mediatike të Cenos? Aktorja e njohur Egla Ceno bëri  me dije në një intervistë për mediat, se nuk do të jetë më pjesë e trupës së "Protokallisë". Shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënieve me emisionin e humorit , të drejtuar nga regjisori Altin Basha, "sqarohen" prej disa mesazheve të publikuara në media. Bisedat kanë në fokus pakënaqësinë e Bashës ndaj performancës së Cenos, ku regjisori i kërkon aktores të përmirësohet. Ndonëse kjo e fundit, i shpreh Bashës gatishmërinë per të rritur nivelin e performancave të saj, si dhe vlerësimin për profesionalitetin e tij, duket se pakënaqesitë nuk janë kapërcyer. Ceno, ndër të tjera në mesazhet e publikuara, shprehet se, për "Protokallinë" ka refuzuar edhe oferta të tjera në emisione të ngjashme humori, por pavarësisht kësaj Basha këmbëgul se "Ceno duhet të dëshmojë veten". Aktorja përmes mesazheve i thotë Bashës, se faktorë që s'kanë lidhje me aktrimin kanë krijuar pasiguri tek ajo. Faktorë me të cilët Ceno duket se refuzon të pajtohet, duke i kërkuar Bashës një përgjigje të prerë, nëse ajo do të lihet në "Portokalli" për të aktruar, apo ta konsiderojë veten jashtë emisionit.

"Një përgjigje për Altin Bashën! Para disa ditësh, një portal kishte publikuar disa mesazhe private që kisha shkëmbyer me regjisorin e Portokallisë, Altin Bashën. Për një epror kjo nuk është normale që të nxjerr mesazhet private, të shkëputura nga konteksti, duke cënuar privatësinë, etikën dhe integritetin profesional.

Në fakt, kjo erdhi si një reagim i Bashës për një intervistë timen, ku argumentova largimin tim nga Portokallia me shkakun e “mospërputhjes artistike me regjisorin”. Ishte vetëm ky togfjalësh, i shprehur aq shkurt, për të respektuar regjisorin në fjalë dhe spektaklin, sepse nuk doja të flisja as për debatin jo profesional që patëm në ditën e dytë të punës për sezonin e ri, as për presionin e shëmtuar që më ka bërë gjatë sezonit të kaluar duke m’u drejtuar: “ti del në ekran sepse kështu vendos unë” ose “ty të kam bërë unë” dhe as për amatorizmin me të cilin trajtohen aktoret femra. Etika profesionale mund të tingëllojë si shfaqje e huaj për disa punonjës të sektorit të Artit Skenik, ndryshe nuk mund t’a shpjegoj reagimin e regjisorit të Portokallisë, pas reagimit tim. Reagim që më ka dhunuar privatësinë dhe më ka shkaktuar dëm moral dhe profesional duke bërë publike disa mesazhe private, konfidenciale dhe të shkëputura nga konteksti (mesazhe që për më tepër dëshmojnë përpjekjen për një lloj komunikimi nga ana ime, që të kuptonte “sikletin” profesional që po më shkaktonte nga pengimi i vazhdueshëm që më bënte për t’u rritur artistikisht)

Jam krenare për edukatën dhe respektin me të cilin i jam drejtuar. Nuk e kam fshehur ndonjëherë respektin profesional ndaj tij sepse nuk e dija që të respektoje Bashën ishte një gjë e turpshme. Tani, e mësova. Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedback-un e publikut, ka të bëjë me një lloj “fresku” që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë. Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër. Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve.

Do kishte qënë e mënçur nga ana ime ta kisha qepur gojën sepse ky regjisor nesër, me shumë gjasa mund të jetë drejtori i Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin ka harxhuar aq shumë energji duke shpjeguar pse nuk duhet shëmbur dhe pastaj pse duhet shëmbur Teatri, por gjykoj që dinjiteti im është më i shenjtë se skena që mund të më hiqet nesër, sepse një artist pa dinjitet ta shpif, në skenë e jashtë saj. Reagimi i Bashës nuk më bën as ngrohtë dhe as ftohtë sepse nuk u bëra dje aktore por më ka dhunuar privatësinë dhe më ka dëmtuar moralisht dhe profesionalisht. Çështje që sqarohen në vendin e duhur",  tha Ceno.

Biseda e plotë e zbardhur nga sms-t

Aktorja Egla Ceno: Profe, do ulem dhe do e punoj prapë!

Unë dua të kem vazhdimësi në këtë rrugë. Portokallinë e desha vetëm se mban firmën tënde. Jam mirënjohëse që më hape derën. Turi i Kalifornias dhe Goni i Al Pazarit më kërkuan para se të trokisja te ty, por për mua cilësia ka ngelur akoma e shenjtë! Kam menduar (dhe mendoj) që ti edhe me prapanicë ti bësh gjërat, do kenë cilësi. Nuk e kam problem as presionin e spektaklit dhe as ndonjë lloj presioni tjetër. Problemi im është pasiguria që më ështe krijuar nga pasiguria që më është krijuar nga gjëra që nuk kanë të bëjnë me aktrimin! Me këtë lloj pasigurie nuk kam për të qenë ndonjëherë produktive, siç duhet të jetë një aktor. Prandaj po të pyes; ta shoh veten IN apo OUT?

Regjisori Altin Basha: Nuk më intereson cili nga emisionet të ka kërkuar. Në Portokalli nuk je në nivelin e duhur. Vazhdon të marrësh pjesë, sepse unë po të jap mundësinë të dëshmohesh. Nëse kjo nuk ndodh deri në fund të sezonit, atëherë do e ndërpresim bashkëpunimin. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 24/09/2020 20:48

    te dy mund t jene shum te mire dhe ne nuk e dime mardhenien qe kan dhe se kemi pare ama ne dime dhe kemi pare qe ne portokalli zonja ose zonjusha ishte nje deshtim dhe katastrofe per faj te saj apo regjisorit se dime

    Përgjigju
  • numa: 24/09/2020 20:48

    Ti thuash Xhemit qe eshte 'gjysem burre e gjysem grua' eshte qe ti kesh syte ne bythe e jo ne balle. Xhemi eshte nje YLL nga te gjitha anet... se edhe si njeri duket shume e mire... Pra gjithandej e gjithnmone e kompletuar.

    Përgjigju
  • Bravo: 24/09/2020 15:45

    Konfirmohesh qe je nje cope palle, qe se di sesi qenke edhe pedagog. Nje pacavure emision, bajat dhe gallate qelbesirash ke ven ne skene. E si mund te qendrojne aktoret e mire gjate me debil-lleqet e tua? Vijne ne fillim, se jane hallexhinj e duan te afirmohen, haj e sallaten e ndyre qe gatuan ti, dhe jane edhe modeste kur ikin duke te hudh hi syve..sikur nuk e gjejne veten...por ti se kupton qe ajo vajze eshte 100 here me modeste nga ti. Inteligjenca jote ka mbet ne stomak o palle.

    Përgjigju
  • turi: 24/09/2020 12:46

    ketij ti vije turp qe paska pas nje studente kaq te dobet. te dorezoje diplomen

    Përgjigju
    • Erik: 24/09/2020 16:41

      Xhemit i merr te keqen ti Tirona se eshte si shpirt, qofte fizikisht e qofte artistikisht. Aktron me mire se shume te tjere qe kane mbaruar per aktrim aty. E verteta eshte se shume personazhe aty jane konsumuar dhe Portokallia ka nevoje per rifreskim personazhesh apo per prurje te reja. Ndersa debati eshte i tepruar per t'u bere ne publik. Altini nuk po tregon mençuri qe po e vazhdon debatin ne publik dhe me kaq arrogance, pavaresisht nese ka a jo te drejte.

    • Tirona: 24/09/2020 14:45

      Nuk eshte aktore e dobet, ate rol qe i japin e luan shume mire, me duket se regjizori aktoret e humorit i do te jene fodomodele,. Ky regjizor ti hudhi pak syte tek Xheni qe duket si gjysem burre e gjyshen grua

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës