Dumani u prezanton punën e SPAK, ambasadorët e BE i garantojnë mbështetje në goditjen e korrupsionit në nivele të larta

Dumani u prezanton punën e SPAK, ambasadorët e BE i garantojnë mbështetje në goditjen e korrupsionit në nivele të larta

Dumani para ambasadoreve te BE-se

Kreu i SPAK ka morri sot garancitë nga të gjithë ambasadorët e BE-së se do ta mbështesin në punën e tij dhe të prokurorëve të këtij institucioni për të luftuar korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House

Delegacioni i BE në Shqipëri u shpreh se mbështet fuqimisht SPAK-un në adresimin e korrupsionit të nivelit të lartë  dhe krimit të Organizuar.

“Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht përpjekjet e SPAK-ut në adresimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Në takimin e shefave të misioneve të BE-së në Tiranë, kryeprokurori i posaçëm i SPAK, Altin Dumani ndau me ne arritjet e institucionit dhe diskutuam mënyrat për të ndihmuar SPAK-un në përmbushjen e mandatit dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet. Konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet kyç në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.” shkruajti ambasadori i BE Silvio Gonzato ne rrjetin social X

Nëpërmjet një postimi në facebook, edhe ambasada gjermane në Tiranë përgëzon Altin Dumanin dhe ekipin e prokurorëve të SPAK për arritjet e deritanishme dhe theksojnë se prokuroria e Posaçme është pjesë e pazëvendësueshme e Reformës në Drejtësi.

SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim mëtej punën e tij”- thuhet në postimin e ambasadës gjermane.

Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme u vunë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2023. Një numër i madh politikanësh, funksionarësh apo ish zyrtarësh, kryesisht të niveleve të larta të pushtetit qendror dhe atij lokalë, kapërcyen gjatë vitit, pragun e godinës së SPAK-ut në Tiranë, prej nga jo të gjithë dolën prej andej.

 Ish kryeministri Sali Berisha përfundoi nën hetim me arresti shtëpie për akuzën e korrupsionit pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ në Tiranë. Nën hetim është dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajn ndaj të cilit është prerë urdhër-arrest  dhe është në kërkim. Së fundmi është dosja e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) January 17, 2024

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani