Altin Joka: Ja ‘magjia’ e përdorimit të kripës si terapi dhe cila sëmundje mund të kurojë

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për atë që njihet si terapia e kripës.

”Ne duhet të dimë që përdorimi i kripës mund të kthehet në terapi shëruese dhe është përdorur gjerësisht nga grekët e lashtë, egjiptianët dhe romakët” tha Altini në fillim të bisedës.

Terapia e kripës quhet ndryshe Haloterapi dhe dikur rekomandohej për fëmijët azmatik apo me probleme pulmonare.

”Terapia e kripës vjen në dy forma, me kripë të lagësht dhe kripë të thatë dhe siç kuptohet nga emërtimi, kripa merret në gjëndje të lagësht dhe të thatë, ndërsa të dyja kanë dalë efikase” shtoi Altini.

Po cilat janë disa problematika që kuron terapia e kripës?  E para që është vënë re është që terapia e kripës ndihmon në frymëmarrje dhe ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore dhe të kombinuara me element të tjerë, bën largimin e patogjenëve në ajër, duke larguar dhe problemet patologjike.

“Kërkimet shkencore kanë treguar se grimcat e kripës kanë veti kuruese antiinflamatore që ndihmojnë gjithë sistemin tonë imunitar, madje këto grimca kripe bëjnë që të dalë mukusi nga brenda jashtë trupit. Kjo kripë e thatë mund të kurojë 85% të astmës së lehtë, sipas studimeve shkencore në Shtetet e Bashkuara, sikurse 95% të përsonave që kishin probleme me bronko-pleumonitë. Kripa është gjithashtu efikase për sinuset, sinozitin, bronkitet apo tek ata që përdornin duhan. Efekt shumë të mirë kripa ka shfaqur dhe tek fëmijët që janë më bronshit” theksoi Joka.

Haloterapia është gjithashtu shumë e mirë për problemet e lëkurës, sidomos për aknet, kundër plakjes, për dermatitet, ekzemat. Kërkimet kanë treguar se në një banjë me kripë të detit të vdekur, nëse futet dikush për 15 minuta, fillon rregullohet lëkura dhe problemet e psoriazës dhe akneve. Terapia e kripës lufton dhe esheijakolin, salmonelën, stafilokokun dhe problemet me artritin, apo kockat, këto të pakombinuara me terapi të tjera. Nëse do kombinojmë terapitë, atëherë kemi dhe kombinimin me sauna me kripë të kuqe. Falë Haloterapisë, ulet ankthi, rregullohet frymëmarrja dhe ritmi i zemrës. Deri tani nuk është parë që të ketë efekte anësore terapia e kripës. Për ata që kanë vaska në shtëpi, mund të bëhet hidroterapi duke e mbushur me ujë dhe kripë. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët mbështesin SPAK, 72.1% thonë se prokurorëve u duhet lejuar rikandidimi pas mandatit 9-vjeçar

Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët mbështesin SPAK, 72.1% thonë se prokurorëve u duhet lejuar rikandidimi pas mandatit 9-vjeçar