TIRANË- Sali Berisha përjashtoi Azem Hajdarin në vitin 1995 nga Partia Demokratike. Duke komentuar lëvizjen e dhjetorit ’90 dhe themelimin e PD, publicisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv publikoi një pjesë nga fjala e Sali Berishës e pasqyruar në gazetën Rilindja Demokratike, ku Berisha e akuzonte Azem Hajdarin si spiun të Sigurimit të Shtetit.
Sipas dokumentit, Berisha e akuzoi Azem Hajdarin se kishte dy fytyra: një lider i mitingjeve që mobilizonte masat dhe një tjetër, që në jetën private kishte lidhje me figura të njohura të Sigurimit të Shtetit, si Irakli Koçollari, dhe që ishte një "shërbëtor i Ramiz Alisë".
Publicisti Demalia, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj risjell në vëmendje këtë moment.
“Sa i përket zhvillimeve të dhjetorit ‘90, komunizmi tashmë ishte dorëzuar, Ramiz Alia ishte dorëzuar. Pas ardhjes së tij, i dhanë ultimatum se kishte rënë sistemi komunist dhe kishte ngel vetëm Shqipëria. Ramiz Alia po të shohësh të gjithë rrugëtimin e tij e ka përgatit për kohë të gjatë për të bërë atë zbritje të butë që e bëri me njerëz të regjimit dhe bashkëpunëtorë. Berisha e akuzoi Hajdarin për spiun të sigurimit të shtetit. Është gazeta e ‘95 kur e përjashtuan Azemin nga PD”, tha Demaila.
Demalia flet edhe për krijimin e Partisë Demokratike, duke thënë se Berisha ishte sekretar i partie.
“Si ka mundësi brenda 3 ditësh krijohet një parti me njerëz që se kishin takuar kurrë njëri tjetrin, vinin të gjithë nga regjimi, shërbëtor, anëtar partie, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, Saliu ishte sekretar partie. Këta njerëz që nuk kishin bërë një bisedë njëherë me njëri-tjetrin, formuan parti. Berisha në datë 8 dhjetor ka qenë në Torino dhe e lajmërohet të kthehet urgjent. Pse duhej të kthehej, kush e lajmëroi”, tha Demalia.
Fragmente nga gazeta RD
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së
17 Janar, 17:50
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
17 Janar, 10:47
-
Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit
17 Janar, 08:29
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështesë Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
Te gjithe ishin sigurimsa dhe spiune te tyre Pa perjashtim ,keto te gjithe duhet Denuar per trathti nndaj atdheut dhe terrorizem
PërgjigjuDhe filmi vazhdon... "Kendezi" me pas shkroi nje liber per Berishen, ndersa i biri vazhdon ne PD si ...
PërgjigjuRamiz Alia e njoftoi Berishen per tu kthyer urgjent. Permes te ngarkuarit me pune ne ambasaden ne Rome njeheraz shef i zyres se sigurimit atje. Ai madje zbriti te kunatin e ish Ministrit Gjinishi nga avioni linjes ne menyte qe Sala te mbrrinte ne 8 dhjetor ne QS. Besonts Alia se e kishte ne xhep, vecse kontakt ne Itali nga CIA mezi po priste dhe kjo qe mundesia me e mire per infiltrimin e Berishes dhe kapjen e PD. Nese e kapte Pashko, Ceka apo Hajdari, te gjithe ishin besnike te Alise, si te lidhur biologjikisht me "kuadrin". Injoranca apo naiviteti sugjeron se regjimi Alise kishte rene. Por jo. Ai dhe oborri i tij kishin gatitit sistemin normativ per kontroll ne nje dore te pusjteteve te shtetit, vecanerisht forces se armatosur, te gjitha ne duart e Presidentit. Qe projektonte Alia per te pakten 5 vjet e garantonte keshtu vazhdimesine qeverisjes tashme neokomuniste. Por ato plane shkuan e vane kur Saliu u shendrrua ne armen antikomuniste ne duart e CIA dhe DASH te Bushit 1. Ramizi e krijoi PD por Berisha e pengmorri nen mbeshtetjen dhe "largpamesine" amerikane. Largpamesi qe pas 2006 zuri prej fyti dhe nuk e leshon edhe sot PS ramiste.
Përgjigju