TIRANE- ALUIZNI ka bërë publike emrat e 1,267 qytetarëve në kryeqytet të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin. Në listën emërore të poseduesve të ndërtimeve informale, janë paraqitur të dhënat e personave që duhet të tërheqin faturën financiare për fitimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, ashtu si dhe njësia bashkiake ku gjendet objekti. Qytetarët e poshtëshënuar duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t të Tiranës, për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.
/Shqiptarja.com











