Pas trendit ‘Queen never cry’, një tjetër sfidë është bërë mjaft virale, në Tik Tok. Kërcimi më i ri quhet ‘Superman dance’ dhe ka ‘pushtuar’ të gjithë të rinjtë që pëlqejnë të bëjnë çdo sfidë që del në këtë platformë.
Megjithatë ky kërcim i cili po qarkullon kudo po rrezikon jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve. Në Rumani raportohet sesi pasojë e kësaj loje të rrezikshme brenda një dite mbi 20 adoleshentë përfunduan në spital me fraktura të rënda.
Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën apel prindërve të kenë kujdes me fëmijët që të mos bien pre e sfidave të tilla.
"Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to", shkruan Armela Krasniqi.
Çfarë është Sfida e Supermenit?
Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t'u kapur, ose jo, nga miqtë.