AMA jep njoftimin për mediat: Mos i transmetoni këto aktivitete! Janë të ndaluara nga KQZ

AMA jep njoftimin për mediat: Mos i transmetoni këto aktivitete! Janë të ndaluara nga KQZ

Foto ilustruese

TIRANË- Duke qenë se bie ndesh me Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndaluar një sërë aktivitetesh politike, e për rrjedhojë Autoriteti i Mediave AudioVizive (AMA) iu bën thirrje mediave që të mos i transmetojnë.

Nga sa mësohet bëhet fjalë për 5 aktivitete të kryebashkiakes së Lushnjes, Eriselda Sefa që kanë në fokus inspektimet e punimeve. Këto takime konsiderohen si me qëllime elektorale, prandaj janë të ndaluara që të zhvillohen.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje të detyrimeve që ka nga zbatimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor, ju përcjell një njoftim të ri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik.

AMA kërkon nga të gjitha OSHMA-të që të mos përfshijnë aktivitetet e përmendura nga KQZ në transmetimet e përmbajtjeve audiovizive. Autoriteti do të vijojë procesin e monitorimit dhe në rast të identifikimit të rasteve të transmetimit të aktiviteteve të listuara si “Ndaluar nga KQZ”, siç janë konsideruar aktivitetet e mëposhtme, do të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për vijimin e procedimit administrativ sipas legjislacionit në fuqi.

Më poshtë gjeni njoftimin e KQZ-së:

1. “Inspektim punimesh, kanali i ujërave të larta, Lushnjë (me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars, për t’u zhvilluar më datë 30 mars

2. “Inspektim punimesh, muri mbajtës, lagja ‘Kongresi’, Lushnjë (me media sociale)” me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 3 mars

3. “Inspektim punimesh, palestra e shkollës ‘Foto Puka’ Lushnjë (ripublikim, me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 30 mars

4. “Inspektim punimesh, markatë në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’, Lushnjë (me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 30 Mars

5. “Dita Kombëtare e Mjekëve, Lushnjë (takim me mjekë, me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, Laureta Xhafa, mjekë të Lushnjës, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 30 Mars

referuar neneve 91, 92, pikat 1, 2 dhe 4 të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, përbëjnë veprimtari të ndaluara.

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të ndalojë zhvillimin e këtyre veprimtarive. Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit, të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ”, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaria nuk mund të zhvillohet.

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4 të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit te Mediave Audiovizive të marrë masa që mos të lejohet transmetimi apo të pasqyrohet në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione”, thuhet në njoftim.

Cilat janë aktivitetet e ndaluara nga KQZ
KQZ ka bërë me dije se nga data 13 janar 2023 deri në datën 14 maj 2023, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. KQZ duhet të njoftohet për zhvillimin e veprimtarisë publike të paktën 5 (pesë) ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e saj. Në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet dhe nuk mundet të bëhet publike.

Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.

Gjatë zhvillimit të veprimtarive, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati.

Promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore. Pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor. Këto lloj veprimtarish me qëllime zgjedhore ndalohet të publikohen në faqen elektronike zyrtare të institucionit apo në rrjetet sociale zyrtare të institucionit.

KQZ deklaron se “ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Situata në veri të Kosovës, Begaj: Sjell pasoja për rajonin, tensioni erdhi nga ushtrimi i dhunës! Autoritetet të kenë durim dhe të koordinohen me partnerët strategjikë

Situata në veri të Kosovës, Begaj: Sjell pasoja për rajonin, tensioni erdhi nga ushtrimi i dhunës! Autoritetet të kenë durim dhe të koordinohen me partnerët strategjikë