/ATSH/-Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin e Pavarur për Median i Republikës së Kosovës (KPM).
Sipas njoftimit të AMA-s, marrëveshja mes dy institucioneve do të nënshkruhet më 6 mars.
"Duke konsideruar rëndësinë e zhvillimit të mediave audiovizive, për t'i shërbyer sa më mirë interesit të qytetarëve dhe bashkëkombësve në të dyja shtetet tona, si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit intensiv reciprok në fushën e rregullimit audiovizive, do të nënshkruhet më 6 mars "Marrëveshja e Bashkëpunimit" ndërmjet dy institucioneve tona", thuhet në njoftimin paraprak të AMA-s.
/Shqiptarja.com