AMA marrëveshje me ‘Tik-Tok’ për videot abuzuese, bllokohen 36 prej tyre

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur një bashkëpunim me platformën Tik Tok, për të ndihmuar qytetarët të cilët raportojnë video që kanë përmbajtje të rrezikshme dhe të dëmshme, sidomos kur përdorues janë fëmijët dhe adoleshentët. Mjafton që linku t’i dërgohet online AMA-s dhe aty një komision i posaçëm i kontrollon nëse vërtet ka shkelje.

Deri më tani, janë bllokuar 36 video me përmbajtje problematike.

‘Të gjitha raportimet dërgohet pas verifikimit dhe analizimit nëse është në shkelje të ligjit të AMA-s, raportohen në TikTok, se janë në shkelje të ligjit. Raportimi bëhet gjithmonë sipas ligjit që është shkelur. Deri natën e mbrëmshme, sa i takon videove të raportuara për piraterinë, janë 355 video, produkte të piraterisë. Të hequra nga TikTok-u për këto video janë 308. Profile të mbyllura pas raportimit të videove janë 39, ne nuk raportojmë profile, por për shkak të videove të raportuara në shumicë, TikTok i ka mbyllur.’- tha Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s.

Shifrat më të larta të raportuara dhe njëherësh të bllokuara, janë shënuar nga kompani që ankohen për të drejtën e autorit.

Sipas kreut të AMA-s, Armela Krasniqi, Tik Tok ka bllokuar edhe disa llogari në këtë platformë, të atyre përdoruesve që ishin gjetur në shkelje.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare