Amazona Boliviane në flakë, 7.1 milion hektarë pyje të shfarosur

Amazona Boliviane në flakë,  7.1 milion hektarë pyje të shfarosur

Amazon nuk është vetëm Brazili. Mushkëria e gjelbër e planetit shtrihet në 9 vende të zonës. Një nga këto është Bolivia e cila në vetëm pesë ditë ka djegur sipërfaqe pyjore sa mund të digjeshin brenda një viti dhe përgjegjësia për këtë fatkeqësi është gjithashtu politike.

Më 9 korrik, Presidenti Evo Morales nxorri ​​dekretin 3973 që legalizon zjarret në zonat e Amazonës të Santa Cruz dhe Beni për zhvillimin bujqësor.

Si pasojë e mbi 7 mijë vatrave të zjarrit, janë djegur më shumë se 800 mijë hektarë pyje në vetëm 16 ditë dhe janë në rrezik mbijetese 12 bashkësi autoktone.

Disa organizata mjedisore Boliviane kanë llogaritur se midis vitit 2005 dhe vitit 2018, në Bolivi u dogjën mbi 7.1 milion hektarë pyje.

Zhvillimi i zonave rurale dhe bujësia janë nga “asat” e fortë të mbështetjes elektorale për Evo Morales dhe praktika e zjarreve të kontrolluar, të quajtur Kaçiko, duket se këtë herë i ka “dalë” nga duart.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor