Ambasada Amerikane organizoi ditën e mërkurë një drekë për nder të Pëllumb Nakos, i cili largohet nga pozicioni i tij si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin.
Nako, shkruhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës Amerikane, ka shërbyer si Drejtor i Policisë Kufitare dhe Migracionit nga Mars 2006 - Shtator 2014. Gjatë tetë viteve të tij në këtë detyrë, vijon deklarata, Nako ka treguar aftësi drejtuese të jashtëzakonshme ndërkohë që drejtonte Policinë Kufitare drejt standardeve evropiane, përfshirë dhe rolin e rëndësishëm në procesin e liberalizimit të vizave, duke sjellë shqiptarët më pranë evropës.
Në deklaratë sqarohet se Nako largohet nga kjo detyrë në përfundim të mandatit të tij dhe është përzgjedhur si përfaqësuesi i vetëm në Ballkan për të ndjekur Programin e Drejtuesve të Lartë të Ministrisë së Brendshme Franceze në Qendrën e Arsimit të Lartë në Paris, Francë.
/Shqiptarja.com