
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një reagim për luftën në Ukrainë duke theksuar se dihet lëvizja e radhës e Rusisë. Megjithatë paralajmëron se nëse Rusia vijon planet e saj të ankesimit, SHBA dhe aleatët e partnerët do t’i përgjigjen me shpejtësi e ashpërsi.
"Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës. Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë," nënvizon deklarata e pasuar nga mesazhi me video.
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE: Sulmet ruse në Zaporizhzhia janë të papërgjegjshme! Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi











