Ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj në Shqipëri: Nesër mundësia e fundit për të udhëtuar në SHBA

Ambasada amerikane vijon të përditësojë informacionet në lidhje me qytetarët amerikanë në Shqipëri të cilët duan të udhëtojnë drejt vendit të tyre. Ditë më parë ambasada ftoi amerikanët të largoheshin në Amerikë, ndërsa më pas njoftimet kanë qenë të shumta për rrugën që duhej ndjekur, nisur nga mbyllja e aeroportit.

Në njoftimin e fundit, të bërë sot, në postimin e ambasadës thuhet: "Vini re qytetarë amerikanë: nesër mund të jetë avioni i fundit që niset nga Tirana! Na kontaktoni menjëherë: [email protected]"

Sakaq në videon e shpërndarë ambasadorja Yuri Kim shprehet: "Përshëndetje! Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një mesazh për amerikanët në Shqipëri. Javën e kaluar unë iu thashë se kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot, unë dua t'ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter dhe i fundit prej tyre do të niset nesër me 1 prill.

Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, iu lutemi të na kontaktoni menjëherë në mënyrë që t'iu ndihmojmë. Shërbimi për qyteratë amerikanë është këtu për juve që të sigurohet se ju jeni të sigurtë, të informuar dhe të shëndetshëm dhe në rast se dëshironi të ktheheni në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur. Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë kryesor. Prandaj, nëse mund t'iu ndihmojmë, ju lutem që të na kontaktoni menjëherë, që ne të mund t'ju ndihmojmë sa jemi ende në kohë dhe kemi edhe një mundësi. Faleminderit dhe qëndroni të mbrojtur."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)