SHBA, BE dhe Britania dënojnë sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK: Krah drejtësisë, mbështesim ata që do t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ajo e Britanisë së Madhe dhe BE në Tiranë kanë dënuar sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj SPAK si dhe ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së nënvizon se do të qëndrojë në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë, theksohet ndër të tjera në reagimin e ambasadës së SHBA.

‘Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë.’- shkruan në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA.

Pas ambasadës së SHBA, në një reagim ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Sulmi i Metës u dënua edhe nga BE në Tiranë në një reagim në rrjete sociale ku shkruan se intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, hodhi poshtë akuzat e Ilir Metës se është takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Në një reagim për Report TV, Dumani thotë se nuk ka pasur asnjë takim të mëparshëm me McGonigal, dhe se emrin e tij e ka dëgjuar vetëm pas publikimit të lajmeve në mediat shqiptare.  Por sërish Ilir Meta s’i ndali sulmet ndaj Dumanit, duke hedhur akuza se është kushëriri i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:52
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, BE: Intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci 

1713362280_meta2.jpeg

BE në Tiranë ka dënuar sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e BE.

 

Ora 14:46
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, ambasadori britanik: SPAK ka mbështetjen tonë, t’i japim fund pandëshkueshmërisë

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

 

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 17/04/2024 14:25

    BRAVO AMBASADES AMERIKANE,,,TE SHPREHEN DHE AMBASADAT E TJERA.....

    Përgjigju
  • sapa: 17/04/2024 12:42

    Mendoj se USA duhet te stacjonoje marinsat amerikane ne mbrojtje te prokuroreve te Spak derisa te mos mbese kembe politikani jashte por te jene te gjithe ne burg!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë