Ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet faqes së saj zyrtare, ka publikuar sot në rrjetin social Facebook mënyrën e aplikimit për titullin "Kampion i ACT Now!", që ka si qëllim kryesor të nxjerrë në pah dhe motivojë qytetarët shqiptarë dhe angazhimin e tyre ne proceset demokratike.
Ambasada amerikane njofton se "pranon kandidatura për titullin "Kampion i ACT Now!". Për të paraqitur kandidaturat tuaja, klikoni në aplikacionin e Formularit për Nismën "Kampionët e ACT Now".
Po ashtu, Ambasada amerikane në Tiranë shpjegon se "Kampion i ACT Now!" dëshiron të nxjerrë në pah dhe motivojë qytetarët shqiptarë, të cilët angazhohen në procesin demokratik duke informuar publikun mbi çështje kritike, duke mbështetur ndryshimet pozitive në komunitet ose brenda qeverisë dhe duke u përpjekur për bashkëpunim më të mirë qeveri-qytetar". /ATSH/
/Shqiptarja.com