TIRANË – “Sot është 4 prilli, Dita Ndërkombëtare e Kafshëve Endacake. Kjo është një ditë për të shprehur dhembshurinë tonë për qentë dhe macet e braktisura kudo në botë.”

Këtë mesazh e ka nisur sot jo ndonjë shoqatë apo media, por Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke iu kujtuar qytetarëve shqiptarë më shumë vëmendje dhe më shumë humanizëm jo vetëm ndaj njeri tjetrit, por edhe kafshëve!

Ambasada amerikane ka ofruar “ndërmjetësinë” e saj për të përfshirë më shumë qytetarët shqiptarë në nisma të këtij lloji, që nuk janë aq familjare për ta dhe që tingëllojnë të pazakonshmë në një vend ku varfëria dhe pabarazia janë të dukshme, por. edhe një vend që aspiron integrimin evropian...

Kësisoj, “ndërmjetësimi” bëhet konkret, sepse të pasionuarit dhe të dhembshurit për këtë kategori kafshësh në Shqipëri, mund t’i bashkohen organizatës shqiptare të kafshëve të rrezikuara dhe të përpiqen të ndryshojnë fatin e tyre.

Redaksia online
(armanda shtëmbari/shqiptarja.com)