Ambasada Italiane hap garën për 'shtëpi të re' në Tiranë, ambasadori Bucci: Ndërtesa aktuale nuk i përgjigjet kërkesave, hera e parë që bëhet me konkurs

Ambasada italiane, përmes një aktiviteti të posaçëm, ka shpallur hapjen e tenderit për projektimin e një selie të re. Në konferencën ku u shpall hapja  e tenderit, ambasadori italian, Fabrizio Bucci tha se selia aktuale nuk i përgjigjet kërkesave dhe se kjo është hera e parë që hapet një konkurs i tillë për ndërtimin e godinës së ambasadës.

Ai theksoi se është parashikuar që ndërtesa e re të jetë e hapur, ndryshe nga  e tanishmja e rrethuar nga mure, si dhe të ketë hapësirë për ekspozita.

"Do ndërtojmë ambasadë të re sepse ndërtesa e tanishme nuk i përgjigjet kërkesave selia aktuale. Shpresojmë të jenë të shumtë arkitektët që do marrin pjesë për ndërtimin e selisë së re. Kemi ndërtuar shumë seli të ambasadave italiane në botë por është hera e parë që hapim një konkurs të tillë. Kemi parashikuar që ndërtesa e re të jetë e hapur, të ketë hapësirë për ekspozita. Të jetë pa mure që qytetarët e Tiranës ta ndjejnë si një vend social", u shpreh ai.

Ambasada aktuale italiane ndodhet në Rrugën "Papa Gjon Pali II", ndërsa godina e re do të ndërtohet në po të njëjtin vend, ku punimet pritet të fillojnë verën e vitit të ardhshëm.

Për këtë arsye, ambasadori italian u shpreh se ata duhet të lënë ndërtesën aktuale dhe të gjejnë një hapësirë të përkohshme, por pa përcaktuar se ku.

J.SH./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, Basha: Koha për një angazhim të të gjithë shoqërisë për pastrimin e politikës dhe përballjen me korrupsioni