Ambasada kanadeze dhuron
ndihma për të përmbyturit

Ambasada kanadeze dhuron<br />ndihma për të përmbyturit<br>
Apelit për ndihmë në lidhje me familjet e përmbytura janë bashkuar edhe ambasadat e huaja. E tillë është edhe ambasada Kanadeze në Romë. Kjo ambasadë ka dhuruar materiale akomoduese për 80 familje që prekin Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin.

Ambasada e Kanadasë në Romë, ka shpërndarë ndihma  për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në fillim të këtij muaji në Gjirokastër. Ceremonia e dhurimit të ndihmave është organizuar me prezencën e autoriteteve vendore të Qarkut të Gjirokastrës si dhe Shtabit të Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit. Ndihmat kanë qenë kryesisht materiale akomoduese për 80 familje që prekin Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin. Claudia Hinzer oficere Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Kanadeze në Romë shprehet se ndihmat janë një kontribut i kësaj ambasade për t’iu përgjigjur sadopak familjeve të dëmtuara nga përmbytjet.

Ambasada Kanadeze në Romë, Claudia Hinzer, thotë se ,“Jam shumë e kënaqur që jam sot në qarkun e Gjirokastrës, është vërtetë një kënaqësi e veçantë të jem këtu si përfaqësuese e qeverisë Kanadeze për tu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura dhe shpresoj që ndihma që kemi sjellë, të mund t’iu sjellë paksa komfort, pak qetësi nga këto dëme që ata kanë pësuar në familjet e tyre. Gjithsesi me këtë rast dua të falënderoj dhe përfaqësuesit vendorë të cilat na asistuan me gjithë këto nevoja që familjet kishin”.

Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami ka vlerësuar kontributin e kanadezëve për ndihmat e dhuruara ndërkohë që ka kërkuar vëmendje më të madhe nga qeveria shqiptare për familjet e prekura nga përmbytjet.

Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër falënderon qeverinë kanadeze, “Sigurisht që ne falënderojmë patjetër mbështetjen e qeverisë kanadeze sepse janë ndihma dhe një solidaritet i treguar në të tillë formë dhe mënyrë na e bënte më të lehtë punën edhe për të koordinuar dhe për të verifikuar por edhe për të qenë në një kohë shumë të shkurtër afër atyre familje që kanë nevoja emergjente. Procedurat e konstatimit në terren vazhdojnë nga bashkia e Gjirokastrës në bashkëpunim edhe me këshillin e qarkut për të bërë verifikimin dhe vlerësimin financiarë të dëmit për shkak të përmbytjeve në mënyrë që të akordohet edhe nga qeveria shqiptare gjithë buxheti i domosdoshëm për të kompensuar këto familje që janë të dëmtuara”.

Pas dhurimit të dyshekëve tek familjet nevojtare, janë vizituar edhe disa banesa të cilat ishin të dëmtuara, për pasojë edhe të pabanueshme.

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionin ‘TIMS’/ Ish-drejtori i IT-së, Ervin Muça dëshmon me dyer të mbyllura! Shoqërohet nga policia

Komisionin ‘TIMS’/ Ish-drejtori i IT-së, Ervin Muça dëshmon me dyer të mbyllura! Shoqërohet nga policia