Ambasada Pink dorëzon në Kuvend pr.ligjin për njohjen e gjinisë së komunitetit LGBTI
Ambasada Pink, që lobon për të drejtat e LGBTI, ka dorëzuar pranë Kuvendit një projektligj ku propozon shtimin e një opsioni për gjininë në dokumentat zyrtar për personat LGBTI.=
Legjislacioni shqiptar njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër, por në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër homofobisë në Shqipëri, Ambasada PINK, që lobon për të drejtat e komunitetit LGBTI, ka dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin “Për njohjen e Identitetit Gjinor në Shqipëri”, ku propozon pasqyrimin e identitetit gjinor të ri në çdo dokument zyrtar për personat LGBTI.
Nismëtari i projektligjit, Altin Hazizaj shpjegon hollësisht ndryshimet e nevojshme të ligjit në mbështetje të komunitetit LGBTI.
Të gjithë ata persona që janë trans, të cilët duan të ndryshojnë gjininë e tyre me apo pas kryerjes së operacionit, kjo nuk është e rëndësishme, sot shteti shqiptar nuk jep mundësi që atyre t’u ndryshohen dokumentat dhe në këtë aspekt ne kemi kërkuar Parlamentit të miratojë ligjin. Ka një kufizim moshor, që është fakti se një person pa mbushur moshën 14 vjeç nuk është i aftë të marrë një vendim për jetën e tij.
Altin Hazizaj, Ambasada Pink
Ky projektligj sipas Hazizajt është shëmbëlltyrë e modeleve më të mira në botë për njohjen e identitetit gjinor dhe shprehjes së tij.
Modeli është marrë nga modeli maltez dhe argjentinas, që sot konsiderohen si modelet më të mira dhe merren shembull në të gjithë botën.
Altin Hazizaj, Ambasada Pink
Në raportin mbi planin kombëtar të veprimit për personat LGBTI gjatë periudhës 2014-2017 të prezantuar në kryeministri janë evidentuar 226 raste dhune ndaj komunitetit LGBTI si dhe nga 22 raste aplikime pune të këtij komuniteti janë punësuar vetëm 7 prej tyre.
Në fund të prezantimit të të dhënave Ambasada pink shpërndau 30 çertifikata për njerëzit që kanë mbësthetur të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, ku prej tyre ishin ministret Ogerta Manastirliu, Lindita Nikolla, ishin deputetët Vasilika Hysi, Rudina Hajdari, Kejdi Mehmetaj, Orjola Pampuri, Nora Malaj, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe avokatja e popullit Erinda Ballanca.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.9%
-
Jo
50.1%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11365
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pakti për emigrantët/ Bardhi: Marrëveshja tani e pazbatueshme! Ballanca: Kemi detyrimin të mbikëqyrim të drejtat e njeriut brenda kampit, koordinim me italianët
13 Nëntor 2024, 12:28
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj
18 Korrik 2024, 17:23
-
Java e Krenarisë në Kosovë, Dua Lipa mesazh për komunitetin LGBT+
3 Qershor 2024, 15:39
-
‘Ligjet’, Avokatja e Popullit: Në burgje ushqimi i pamjaftueshëm! Të dënurit në '41 bis' humbën nga 10 kg
21 Maj 2024, 11:21
-
Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini
28 Prill 2024, 15:45
-
Dy vite pa mandat, Avokati i Popullit mbetet peng i politikës! Asnjë iniciativë nga PS e PD, burime nga palët: Jo diskutim konkret
22 Prill 2024, 20:55
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi, Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulleti! Reagon Avokati i Popullit
1 Shkurt 2024, 18:14
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €
30 Janar 2024, 18:55
-
Investigimi/ Familja Berisha tenton të infiltrojë të besuarën në drejtësi! Ortakja e Ismail Mulletit, që i dha Shkëlzenit 350 mijë euro, kalon fazën e parë për në KLGJ e KLP
14 Dhjetor 2023, 17:04
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, avokatja e Popullit: Duam më shumë staf për të monitoruar garantimin e të drejtave për azil
22 Nëntor 2023, 12:04
-
Bardhi i shkarkuar nga Basha i nis letër Nikollës: PD gati për dialog me PS-në për Avokatin e Popullit! Të ndërtojmë proces transparent
15 Shtator 2023, 14:16