Ambasadorët izraelitë dhe iranianë shkëmbejnë akuza gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ambasadorët izraelitë dhe iranianë shkëmbejnë akuza gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan tregon një video mbi sulmin e fundit të Iranit

Ambasadori izraelit dhe ai iranian kanë shkëmbyer akuza në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB, që u thirr për të adresuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se Irani "duhet të ndalet përpara se ta çojë botën në një pikë pa kthim, në një luftë rajonale që mund të përshkallëzohet në një luftë botërore".

Erdan akuzoi Iranin se kërkon dominimin e botës dhe se sulmi i tij dëshmoi se Teherani "nuk i intereson asgjë, asgjë për Islamin apo myslimanët", ndërsa nxori para Këshillit të Sigurimit një video të Izraelit duke rrëzuar dronët iranianë mbi Xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit.

Erdan i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të caktojë Korpusin e Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) si një organizatë terroriste.

“Duhet të ndërmerren veprime tani, jo për hir të Izraelit, jo për hir të rajonit, por për hir të botës. Ndaloni Iranin sot”.

Ambasadori i Iranit në OKB Amir Saeid Iravani tha se operacioni i vendit të tij ishte "tërësisht në ushtrimin e të drejtës së natyrshme të Iranit për vetëmbrojtje, siç përcaktohet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të njohur nga e drejta ndërkombëtare".

“Irani nuk po kërkon kurrë të kontribuojë në përhapjen e konfliktit në rajon, as nuk kërkon të përshkallëzojë apo përhapë tensionin në të gjithë rajonin”, tha ai.

Sulmi i Teheranit ishte parashikuar që nga një sulm izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask të Sirisë më 1 prill.

Iravani shtoi se Irani "nuk ka ndërmend të përfshihet në konflikt me SHBA-në në rajon", por paralajmëroi se Irani do të përdorë "të drejtën e tij të natyrshme për t'u përgjigjur në mënyrë proporcionale" nëse SHBA fillon një operacion ushtarak kundër "Iranit, qytetarëve të tij ose sigurisë së tij".


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj Izraelit, Irani në OKB: S'kishim zgjidhje tjetër! Macron: Izoloni Teheran! Wall Street Journal: Kundërpërgjigjja do jetë e shpejtë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë