Ambasadorët, Nishan-Qeveri
sherr për Neritan Cekën?!

Ambasadorët, Nishan-Qeveri<br />sherr për Neritan Cekën?!
TIRANE- Mendohet se shkaku i ngërçit të komunikimit mes kreut të shtetit Bujar Nishani dhe qeverisë është emri i ambasadorit shqiptar në Romë, Neritan Ceka. Që mund të jetë refuzuar si kërkesë e Ministrisë së Jashtme për t’u shkarkuar, nga ana e Presidentit.

Shkarkimi i disa prej ambasadorëve në vendet më të rëndësishme mike të Shqipërisë, për shkak të përfundimit të mandatit katër vjeçar apo dhe për shkak se janë në moshën e pensionit, duket se s’po ecën sipas ritmeve të parashikuara.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani pasi ka shkarkuar gjashtë prej ambasadorëve tanë në disa vende, pritej që lista e shkarkimeve të vijonte më tej, pasi kërkesa e socialistëve i tejkalonte 24 përfaqësuesit tanë në krye të ambasadave në të gjithë botën, që u kishte mbaruar mandati.

Por mësohet nga burime jozyrtare se përpos kësaj liste, ministria e Jashtme ka dërguar dhe një listë tjetër ambasadorësh të cilët janë në moshë të madhe dhe që do marrin “librezën” e pensionit në vend të angazhimit diplomatik, duke e ndërprerë atë. Bëhet fjalë për ambasadorë që janë përfaqësues të politikës, e jo me karrierë diplomatike.

Pikërisht këtu burimet jozyrtare bëjnë me dije se Presidenti Nishani ka ngurruar të hedhë firmën për shkarkim. Këto burime, të cilat nuk na u konfirmuan as nga zyra e Presidencës por dhe as nga zyra e Ministrisë së Jashtme, përveçse bisedave në koridoret e këtyre dy institucioneve të rëndësishme, na bëjnë të ditur se emri në të cilin mazhoranca e re ka hasur rezistencë nga Nishani për ta shkarkuar ka qënë ambasadori 72 vjeçar në Itali, Neritan Ceka.

Pikërisht Ceka është ambasadori që ka futur në sherr qeverinë e re dhe presidentin Nishani?! Ceka, i lindur më 11 shkurt 1941, është politikan i njohur shqiptar i cili ka qënë madje dhe Ministër i rendit nën qeverisjen socialiste, për të kaluar më pas te mazhoranca e djathtë si këshilltar pranë ish-kryeministrit Berisha, është dekretuar ambasador në Romë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Pavarësisht përplasjeve me kreun e qeverisë Rama, për shkak të incidentit me djalin e ambasadorit, Egin Ceka në Austri, mësohet se argumenti i përdorur për lirimin e tij nga detyra ka qënë ajo e tejkalimit të moshës, e madhe për një ambasador që hyn përmes politikës në diplomaci. Mbetet për të mësuar në mënyrë zyrtare se cila do të jetë ecuria e mëtejshme.
 
Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)