Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ishte pjesë e panelit me temë “Developing a Strong Energy Concept for Europe” organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Gjatë konferencës, Ministri Gjiknuri dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu janë parë të bisedojnë nga afër ndërsa kryediplomati amerikan u ndal në fjalën e tij edhe në reformën e kryer në sektorin energjitik në Shqipëri duke dhënë vlerësime për punën e bërë.
“Në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sigurinë energjetike duke asistuar qeverinë shqiptare në reformat e saj ligjore për energjetikën. Po ndihmojmë sektorin energjetik shqiptar që të jetë në standardet e Bashkimit Evropian. Shqipëria është e bekuar me hidroenergji por gjysma e prodhimit humbet nga problemet në rrjet.
SHBA ofroi asistencë teknike për reduktimin e humbjeve në rrjet, nga gati 50% në 37% dhe duke i kursyer kështu qeverisë vetëm këtë vit rreth 130 milion USD. Me lejoni të vlerësoj tani qeverinë për nismën e saj që bizneset dhe qytetarët të paguajnë faturat e energjisë. Hapi tjetër do të jetë investimi në sistemet e transmetimit dhe shpërndarjes”, u shpreh ambasadori Lu.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com