Ambasadori amerikan Delawie:
Jo zgjedhje të parakohshme

Ambasadori amerikan Delawie:<br />Jo zgjedhje të parakohshme
Në Kosovë nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i SHBA-së për Kosovën, Greg Delawie i cili ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme do të realizohen në 2018.

Në debatet politike që po zhvillohen kohët të fundit nga analistët llogaritet që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa për ambasadorin amerikan kjo gjë është e pamundur.

Në demokraci, partia ose partitë që përbëjnë koalicionin e shumicës i përcaktojnë politikat. Në përgjithësi, ata që nuk i duan politikat e partive të koalicionit në pushtet, duhet të punojnë që t’ia shpjegojnë pozicionet e tyre elektoratit dhe të marrin më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme më 2018 .Atëherë do të jenë vet në pozitë ta përcaktojnë agjendën” u shpreh Delawie.

Partitë opozitare nuk po lejojnë mbajtjen e seancave në kuvendin e Kosovë për shkak të kundërshtimeve për marëveshjen me Serbinë dhe Malin e Zi.

Situata aktuale duket sikur nuk do të zhbllokohet edhe nëse ka zgjedhje të parakohshme.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari