Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman është drejt përfundimit të mandatit të tij, ndërsa me një twitter ka zbuluar emrin e pasardhësit të tij. Ambasadori Norman shprehet i lumtur që do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith, ndërsa zbulon se ai po mëson aktualisht shqip.
Norman do të qëndrojë në detyrën e ambasadorit britanik në Tiranë deri në shtator të 2021
"Unë jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga Shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Në ndërkohë Alastair po mëson shqip", shkruan Norman.
Alastair King-Smith është emëruar Ambasadori i Madhërisë së saj në Republikën e Shqipërisë në vazhdimësi Duncan Norman, i cili do të marrë emërimin e tij në Shtator 2021.
ta pyese Lu-ne se ai ishte specialist by*** ne shqip.
Përgjigju