Ambasadori De la Bei: Holanda 
mbështet Shqipërinë për integrimin

Ambasadori De la Bei: Holanda <br />mbështet Shqipërinë për integrimin
DURRES - Holanda do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian. Zotimi është bërë nga ambasadori holandez në vendin tonë, gjatë fjalës tij përshëndetëse në homazhet e zhvilluara në Durrës kushtuar 100-vjetorit të vdekjes kolonelit holandez Tomson, që humbi jetën në luftën për mbrojtjen e qytetit kundër forcave të Esat Pashës.
“Jam i lumtur për vlerësimin e që Shqipëria po i bën kolonelit Tomson, i cili dha jetën në emër të paqes dhe prosperitetit në vendin tuaj.
 
Prania juaj këtu dëshmon shumë, ndërsa vlerësimi karshi kolonelit Tomson tregon së vndi juaj edhe pjesë e vlerave të Evropës bashkuar.
 
Hollanda do vazhdojë që të qëndrojë pranë Shqipërisë edhe në rrugën e Bashkimit Europian”.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili në fjalën e tij vlerësoi veprën e kolonelit Tomson.
 
Koloneli Tomspon ishte nga Holanda dhe në vitin 1913 u dërgua nga mbretëresha e vendit të tij në Shqipëri me kërkesë të Fuqive të Mëdha për të ngritur xhandarmërinë shqiptare. Një vit më pas, në vitin e trazuar 1914, ai me trupat që komandonte mbeti i vrarë në përpjekje me forcat reaksionare të cilat synonin destabilizimin e shtetit shqiptar.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç