Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit, ambasadori i Kosovës Ukshini: Serbisë i ka djeg diku tjetër

Ambasadori në detyrë i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ka komentuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV lidhur me simbolin e shqiponjës që bënë dy futbollistët e ekipit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka gjatë ndeshjes me Serbinë e vlefshme për Kupën e Botës, Rusi 2018.

Ukshini u shpreh se reagimi i tepruar i serbëve ka të bëjë me faktin se mediat në shumë vende por veccanërisht në Zvicër e Gjermani shkruajtën mbi të kaluarën e lojtarëve duke theksuar faktin se baballarët e atyre djemve janë dëbuar nga Serbia dhe i njëjti regjim, ku dikur bënte pjesë edhe vetë Aleksandër Vuçiç, sot president i Serbisë.

Për rreth 70 vite Beogradi ka ndaluar përdorimin e shqiponjës dhe flamurit shqiptar, ndaj e ka si instikt i së kaluarës për ta ndaluar. Kam përshtypjen që Serbisë i ka djegur diku tjetër, të gjitha mediat edhe në Gjermani shkruajtën se këta lojtarë janë fëmijët, baballarëve e të cilët i ka ndjekur Serbia dhe mendoni, një regjim ku vetë presidenti Vuçiç ka qënë pjesë e atij regjimi. Do të kishte qënë në nivelin e vlerave europiane siokur në skenën politike serbe të thonin: Ne duhet tu kërkojmë falje këtyre njerëzve, këtyre djemve që janë rritur në një vend europian por që ne jemi shkaktarë pse ata luajnë sot për Zvicrën. kjo është përballja kritike me të kaluarën.

Sylë Ukshini, ambasador në detyrë i Kosovës

Ukshini theksoi gjatë bisedës edhe një fakt të rëndësishëm, se gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër tifozët serbë e rusë thërrisnin :Vritini shqiptarët ndërsa kishte dhe fotografi të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç. Ndaj dhe, sipas tij, Serbia reagoi aq fort, për të mbuluar çjerrjet e tifozëve dhe thirrjet e tyre të dhunshme.

Dhe ai ishte si të thuash një revansh jo me mjete luftarake por me sport dhe me art. Shqiponja është një shenjë e identitetit e jo e agresivitetit. Unë mendoj që e gjithë kjo u bë për të fshehur edhe thirrjet e tifozëve serbë në stadium. Një gazetar nga Kosova bëri një reportazh ku tha se gjithë lojën, tifozët rusë dhe serbë bërtisnin :Vrisni shqiptarët dhe kishte fotografi të Mlladiç, kriminelit të luftës që vetëm në një ditë ekzekutoi 8 mijë vetë. krahasoni cjerrjet në stadium dhe krahasojeni me simbolin tonë kombëtar. kjo tregon që shoqëria serbe është shumë e ngarkuar. fatmirësisht të jeni të sigurt se shqiptarët e Kosovës nuk janë të ngarkuar me nacionalizëm në këtë frymë

Sylë Ukshini, Ambasador në detyrë i Kosovës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'