Ambasadori i SHBA-ve në Mal të Zi do të jetë një shqiptaro-amerikan, nominimi i Biden

Ambasadori i SHBA-ve në Mal të Zi do të jetë një shqiptaro-amerikan, nominimi i Biden

Diplomati Bix Aliu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi pritet që të jetë një shqiptaro-amerikan. Presidenti Joe Biden ka emëruar diplomatin shqiptar Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, të premten.

Aliu është anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, klasë ministre-këshilltare teksa së fundmi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën Amerikane në Budapest.

Ai më herët punoi edhe zëvendësshef i Misionit të Ambasadës Amerikane në Poloni, Malin e Zi e Shqipëri. Aliu ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si  diplomë Master në Studime Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pensilvani.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët