Ambasadori italian: Shtyrja e zgjedhjeve do ishte një 'arnë më e keqe se e grisura'! Tre skenarët për negociatat

Tema e ditës në Shqipëri është kriza politike dhe ambasadori italian Alberto Cutillo nuk nguroi të thoshte se në parlamentin Europian kjo gjë shihet si anormale dhe vendet anëtare të BE po mbajnë shënimet e tyre mbi situatat e fundit ne vendin tonë. "Eshte e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues.

Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet cfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen cka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë.

Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “'arnë më e keqe se e grisura” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj" tha ai.

Ambasadori italian në Shqipëri  tha se ka 3 skenarë të mundshëm të cilat nuk përjashtohen  për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprvojnë çeljen e negociatave, kjo është dicka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit.

E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi pasur kohe ta studionim".

Cutillo u pyet dhe mbi shtetet kritike për integrimin  e Shqipërisë, teksa tha që nuk është ndonjë sekret që Franca dhe Holanda janë zëra kundër. "Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë" tha ai.  Ambasadori italian ishte ne Shkoder ne kuader te festes se Republikes se Italise ne nje sere aktivitetesh social kulturore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erti: 04/06/2019 13:43

    Italia gjithmon na ka dashur Shqiperia i detyrohet shume italise,tgjithe hajdutat skifterat atje vjedhin,droga ne Itali shkon e shum shum tjera e prap na mbeshtet jo Holland

    Përgjigju
  • Giani De Biazi: 04/06/2019 09:25

    Italia duhet te ndermjetesoje prane BE qe te celen sa me shpejt negociatat oer antaresimin e Shqiperise ne BE ose ndryshe ariu polar hyri brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve