Ambasadori turk sërish në Bunk'art 
'Një herë nuk mjafton për ta vizituar'

TIRANE - Kur janë bërë rreth 3 javë nga hapja e tij e parë për publikun, bunkeri i parë dhe i vetëm anti-bërthamor në Shqipëri “Bunk’Art” vijon të tërheqë çdo ditë një numër të lartë vizitorësh, të cilët zgjedhin ambientet e tij, të transformuara në art, për të shuar kuriozitetin e të kaluarës së regjimit komunist.

Krahas vizitorëve të shumtë, ditën e sotme një tjetër vizitor që ka zgjedhur “Bunk’Art” për fundjavë, është edhe ambasadori turk në vendin tonë Hidayet Bayraktar. Kjo është vizita e tij e dytë në ambientet e “Bunk’Art”, e para më 22 nëntor ditën e hapjes së tij, ku ka qëndruar për rreth 2 orë e 30 minuta.

Ai ka vizituar imtësisht të 106 dhomat e bunkerit anti-bërthamor gjatë vizitës së tij ditën e sotme. Në një prononcim për televizionin A1 Report, ai e cilëson “Bunk’Art” një gjetje mjaft interesante, ndërsa nuk preferon të veçojë asnjë nga dhomat, duke theksuar se të gjitha dhomat e “Bunk-Art” kanë veçantinë e tyre.

 
“Jam shumë i kënaqur që bëra këtë vizitë këtu, në fakt nuk ishte vizita e parë është vizita e dytë. Herën e parë kam qenë në hapjen që bëri Kryeministri, ishte diçka mjaft e bukur. Unë e ndoqa nga afër historinë e Shqipërisë që nga vitet 30' e deri në ditët e sotme.”

Për Bayraktar të gjitha dhomat e hapura për publikun në Bunk’Art kanë veçantitë e tyre dhe se duhet parë i tëri si një objekt muzeal”

”Të them të drejtën të gjitha dhomat ishin të bukura dhe secila kishte të veçantën e saj por duke e parë këtë objekt si një të tërë e shoh si një objekt muzeal, si një muze më vete i cili ka vlerat e tij dhe është i vizitueshëm nga të gjithë. Me ngritjen e këtij objekti është ndjekur një politikë shumë e saktë dhe pozitive”.
 
Ndërkohë vizitorë të shumtë vijojnë të mbushin dhomat e objektit 0774. Të rinjtë janë ata që tregojnë më tepër interes ndaj kësaj pjese të historisë për të mësuar diçka më tepër rreth periudhës së komunizmit. Gjatë ditës së sotme kanë vizituar Bunk’Art nxënës nga shkolla të mesme të qytetit bregdetar të Durrësit, duke fotografuar objektet e ndryshme në Bunk’Art”. 



bunkart

bunkart

bunkart

Bunkart

bunkart

Redaksia Online
(e.c/xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen