/ATSH-Gjergji Mima/ -Gjatë një mëngjesi në Parkun e Tiranës, zyrtarë ndërkombëtarë dhe qeveritarë braktisën formalitetin dhe u ulën me një grup fëmijësh dhe familjesh rome për të ndarë një mëngjes në vend të hapur. Ngjarja shënon dhe fillimin e kampeve verore të cilat bashkojnë fëmijë romë dhe jo romë, më qëllim thyerjen e barrierave dhe heqjen e stereotipeve, ndërsa fëmijët ndajnë lojra dhe mësime bashkë.
""Të barabartë në mundësi". Kështu e quan 'Ndihmë për Fëmijët' fushatën e saj. Kështu ndihemi dhe këtë duam të arrijmë edhe ne në Shqipëri", tha ambasadori zviceran, Christoph Graf, në fjalën përshëndetëse.
"Kur ndajmë gjëra së bashku, kur hamë bashkë, kur luajmë bashkë, ne bëhemi më të barabartë, respektojmë njëri-tjetrin më shumë, kujdesemi për të tjerët më shumë. Le të shpresojmë se sot dhe përgjatë verës, fëmijët të cilët do të jenë pjesë e këtyre eventeve, do të ndjehen më të kujdesur, më të zellshëm për të mësuar, më konfidentë për të ardhmen e tyre", përfundoi Ambasadori Graf.
Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, dërgoi një fjalë përshëndetëse ku shprehte përgëzime për fëmijët romë që do të marrin pjesë në kampe verore dhe nxiste ata për të ndjekur arsimin si një mënyrë për të rritur shanset e barabarta. Ai falënderoi organizuesit dhe përmendi se MInistria që ai drejton do të angazhohet për reformimin e sistemit të kujdesit social.
Koordinatorja Rezidente e Kombeve te BAshkuara në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun, bëri thirrje per veprim konkret për të mbështetur përfshirjen sociale të romëve dhe egjiptianëve në zhvillim.
Ajo theksoi se "Përfshirja sociale në Shqipëri mund të arrihet nëse bashkojmë forcat për të siguruar mundësi më të mira arsimimi për fëmijët romë - qe është vitale për zhvillimin dhe integrimin në shoqëri. Le të përkushtohemi për fuqizimin e grave dhe burrave romë për të patur një zë në cështjet që ndikojnë mbi jetët e tyre dhe të fëmijëvë të tyre."
"Çdo fëmijë rom ka të drejtën për arsim silësor dhe përfshirës, duke filluar nga kopshtet. Sa më herët të investojmë në arsimin e fëmijëvë romë, aq më të mëdha mundësitë për të thyer ciklin e varfërisë dhe përjashtimit ku janë kapur shumë nga prindërit e tyre", tha përfaqësuesja e UNICEF, Antonella Scolamiero.
Pas fjalimeve pjesëmarrësit ndoqën shfaqje nga grupë rome nga Tirana, Elbasani, Berati dhe Korça. Ata hëngrën mëngjës bashkë dhe u përzienë me fëmijët romë dhe familjet e tyre.
Ngjarja u organizua nga 'Ndihmë për Fëmijët' (NPF) një fondacion shqiptar I cili me mbështetjen zvicerane ka punuar intensivisht për të integruar fëmijë romë në sistemin arsimor dhe për të dhënë mundësi per familjet rome. Organizata ka ulur shifrat e braktisjes së shkollës për fëmijët romë me 43% në katë qytete dhe ka mundësuar 95 individë romë për të filluar aktivitete ekonomike. Për metodën dhe kontributin e saj, 'Ndihmë për Fëmijët' u vlerësua nga Komisioni Europian në Bruksel si fitues i "Çmimi për Integrimin e Romëve 2014" për Shqipërinë, i cili iu dha Drejtores së NPF, Shpresa Spahiu, nga komisioneri I KE, Stefan Füle.
Aktivitieti 'Mengjësi me Romët' zhvillohet që prej vitit 2010 dhe shërben si platformë për të apeluar për më shumë barazi, përfshirje dhe integrim për komunitetet rome në jetën shqiptare.
Me fonde nga Zvicra, Kombet e BAshkuara në Shqipëri mbeshtetin qeverinë për zbatimin e strategjive për përfshirjen e romëve. Ato fokusohen në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve dhe rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në proceset e përfshirjes sociale. Gjithashtu me fonde nga Zvicra UNICEF punon me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të forcuar sistemin e kujdesit social.
/Shqiptarja.com