Kim tha se zyrtarë që kanë frikë se futen në burg, Ngjela: Nuk flet kot! Korrupsioni në nivele të larta, ka prishur konkurrencën në treg

Duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim në Report Tv për emisionin ‘Real Story’, avokati Spartak Ngjela thotë se nuk flet kot për emrat e fuqishëm që mund të përfundojnë pas hekurave se korrupsioni është në nivele të larta. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, avokati Ngjela tha se zyrtarët e lartë janë të lidhur me krimin e organizuar.

Po ashtu, sipas tij Shqipëria ka pësuar goditje të rënda në zhvillim dhe nuk ka investime për shkak të korrupsionit.

“Kim nuk flet kot, korrupsioni është në nivele të larta. Është çështje provash. Kam dyshime nga i kanë gjetur pushtetarët paratë që kanë bërë vilat. Korrupsioni ka prishur konkurrencën në treg, ka diskredituar shtetin shqiptar, e ka lënë Shqipërinë pa investime. Korrupsioni ka dhënë goditje të rëndë zhvillimit në Shqipëri. Të gjitha këto dhe problemet e kriminalitetit se ka lidhje direkte të krimit të organizuar me korrupsionit e lartë shtetëror. Korrupsioni nuk pastrohet pa krimin e organizuar. Në Shqipëri nuk ka investime se ka korrupsion. Kanë shkatërruar 500 fabrika e uzina. Ne vetëm bëjmë konstatime”, tha Ngjela.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit dhe deklaratave të Sali Berishës se do të hyjë në garë me logon e PD, Ngjela thotë se është pa parti pasi nuk është person juridik. Duke kujtuar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Ngjela shton se PD është në dorë të Alibeajt me deputetët e tij.

“Saliu nuk i ka parti. Një parti që nuk është person juridik nuk është parti politike. Me çfarë logoje doli Berisha me ato 6 bashkitë, s’doli me PD? Pse? Se nuk e lejon ligji. Personi juridik është domosdoshmëri për një parti politike dhe personi juridik del në një gjykatë, e miraton gjykata. Po të mos ishte personi juridik do të ishte falso”, tha Ngjela.

Po ashtu thotë se përçarjen në PD e ka shkaktuar vetëm “non grata” e Berishës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet