Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me të rinj të Vlorës dhe Kukësit për të kuptuar më shumë se çdo të thotë të jesh student i shkollave të mesme në Shqipëri. Ndër të tjera Kim ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në fund të mesazhit të saj i ka uruar shëndet të mirë dhe ëndërra të mëdha.
"Duke qenë se rregullat e distancimit social i ndalojnë takimet në person, Ambasadorja Kim u takua virtualisht këtë javë me të rinjtë nga Këndet tona Amerikane në Tiranë, Vlorë dhe Kukës, për të biseduar se si është të jesh një nxënës i shkollave të mesme në Shqipëri, çfarë ajo vetë mësoi gjatë shkollës së mesme dhe pse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë kaq të rëndësishme. Ndërsa pret t’i takojë të rinjtë nga afër, deri atëherë, ajo i uroi atyre shëndet të mirë dhe ëndrra të mëdha!"