Ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Bronislava Tomasova shprehet se pasojat e mosarritjes së reformës në drejtësi janë shumë më serioze sesa dështimi në procesin e integrimit në BE. Tomasova duke folur në tryezën e konsultave publike për këtë reformë, theksoi se, Shqipëria po humbet shumë mundësi në aspektin e investimeve të huaja të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të punës.
“Është e pamundur të luftosh në mënyrë efektive korrupsionin në shoqëri dhe krimin e organizuar në qoftë se sistemi gjyqësor nuk funksionon si duhet. Është joreale të pritet që njerëzit do t’i binden sundimit të ligjit dhe rregullave në përgjithësi në jetën e përditshme nëse pushteti gjyqësor nuk udhëhiqet nga vetë drejtësia se sa nga paratë, politika, apo ndërhyrjet e tjera”, tha Tomasova.
Për të ilustruar sesa i dobët është sistemi i drejtësisë në Shqipëri, ambasadorja çeke solli rastin e pasurimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët pasurinë e madhe që kanë grumbulluar as nuk përpiqen ta fshehin.
“Është e çuditshme që disa nga gjyqtarët apo prokurorët kanë grumbulluar një sasi të tillë pasurie e cila zor se mund të provohet duke konsideruar të ardhurat zyrtare. Në këndvështrimin tim është absurde që disa prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve shpesh as nuk përpiqen ta fshehin këtë pasuri. Mua më duket se sistemi i drejtësisë jo vetëm që nuk merret me këto lloj rastesh, por madje është edhe larg nga të qenit i gatshëm për t'u marrë me këto raste”, deklaroi Tomasova.
Ambasadorja ceke u shpreh më tej se, nuk ka shtet pa një pushtet gjyqësor funksional dhe se pasojat janë zinxhirë. Por, ajo gjithashtu saktësoi se korrupsioni nuk është i vetmi problem i në drejtësinë shqiptare.
“Korrupsioni me siguri nuk është dobësia e vetme në gjyqësorin shqiptar. Ashtu si në rastin e tranzicionit në vendin tim, kapacitetet njerëzore dhe financiare në sistemin e drejtësisë janë të pamjaftueshme për të trajtuar me efektivitet rastet e adresuara në prokurori dhe gjykata. Megjithatë, korrupsioni në drejtësi është pengesa më serioze për të ofruar një dokumentim solid të hetimit, gjykimit, dhe dënimit, veçanërisht në fushën e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Tomasova.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com