/ATSH-Gjergji Mima/- Ambasadorja e re e Holandës në Shqipëri Dewi van de Weerd dha një pritje për partnerët e organziatave MATRA të Ambasadës dhe me disa prej përfaqësuesve të shoqërisë civile në vend.
Burime nga Ambasada e Holandës në vendin tonë theksojnë se, vendet që dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duhet të përmbushë disa kushte. Holanda bashkëpunon me këto vende, duke subvencionuar projekte të qeverive, organizatave vendore dhe partive politike dhe duke organizuar sesione trajnimi për nëpunësit civilë, në kuadër të Programit të Transformimit Social Matra- Grante për forcimin e demokracisë. Ky program bashkëpunimi holandez është aktualisht nën vlerësim.
Ambasadorja Van de Weerd zhvilloi takime me Znj Meçaj (Komiteti Shqiptar i Helsinkit), Znj Dakoli Wilson (FLAG), znj Greca dhe z Baboci (AKPT), zoti Peçi (Zv-Ministri i Drejtësisë), znj Çano (Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Anti-korrupsion), Z. Hroni (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim), znj Muça (Qendra Kombëtare për Studime Sociale), z Tafa (Qendra e Trajnimit të Policisë), znj Mullaj (EuroPartners për Zhvillim), zonja Hoxha (Partnerët Shqipëri) dhe z. Vokopola (Instituti i Kërkimeve Urbane).
Ambasada holandeze shpreh kënaqësinë të punojë me këto organizata dinamike në Shqipëri dhe i falënderon për bashkëpunimin e shkëlqyer në 2014, ndërsa sheh përpara për një vit tjetër produktiv në 2015
/Shqiptarja.com