Ambasadorja e Suedisë: Të përmirësohet klima e biznesit janë 10 kompani suedeze në Shqipëri, 200 në Serbi

Ambasadorja e Suedisë: Të përmirësohet klima e biznesit janë 10 kompani suedeze në Shqipëri, 200 në Serbi

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, thotë se krimi i organizuar shqiptar është një dhimbje koke për Bashkimin Europian, por edhe për vetë Shqipërinë, prandaj duhet të luftohet kudo. Në lidhje me ekonominë Ambasadorja thotë se duhet të përmirësohet klima e biznesit, sepse për momentin në Shqipëri janë vetëm 10 biznese Suedeze ndërsa në Serbi 200

Pjesë nga intervista në PASSPORT në RTV SCAN

Doja të kalonim te raportet ekonomike mes 2 vendeve tona, si do i vlerësonit ato?

Nëse jemi duke folur përshkëmbimet tregtare, padyshim që shifrat janë shumë të ulëta. Do të dëshiroja shumë të shikoja kompani suedeze, që të vijnë në Shqipëri. Por edhe kompanitë e vogla, inovative. Kemi kaq shumë për të ofruar, prandaj besoj se mund të kemi raportet shumë të mira ekonomike. Nuk kemi shumë kompani suedeze, por janë disa, rreth 10 të tilla. Por nëse shikon në shtetet fqinje, në Serbi për shembull janë rreth 200 kompani. Padyshim që ka shumë hapësirë për përmirësim.

Cilët janë sektorët që ju shikoni, se ka më shumë potencial në raportet mes 2 vendeve tona?

Janë disa. Mjedisi apo energjia. Ju keni hidroenergjinë, dhenë këtë fushë Suedia është ndër vendet më të zhvilluara në këtë aspect. Që lidhen me efiçënsën e enegjisë, për të cilën kemi shumë për të ofruar. Pastaj kemi fabrikat e prodhimin, apo në industrinë e veshjes. Kemi shumë kompani disajni, dhe mendoj se ata do të dëshironin të prodhonin produktet e tyre në rajonin tuaj, Shqipëria mund të jetë një vend i përkryer për këtë. Kjo lidhete dhe me fuqizimin e konomik të grave por edhe me fuqizimin ekonomik në tërësi, por që kanë të gjitha një lidhje, që është integrimi në Bashkimin Europian.

Si do ta vlerësonit klimën e të bëritbiznes për kompanitë e huaja në Shqipëri, ja u bëj këtë pyetje se ka shumë debate që lidhen me taksa të larta, një administrate tatimore jo shumë eficentë, si do e vlerësoni në opinionin tuaj?

Kjo është një pyetje shumë e mirë. Unë mendoj se nëse një kompani e huaj do të investojë në vend të huaj, ka nevojë përparashikueshmëri. Duhet të set i mirë i shtetit të së drejtës, të duhet që e drejta e pronës të jetë të vendin e vet, me pak fjalë do të shkosh në një ambient të sigurt. Në një vend që ti ke besim. Sepse biznesi ka shumë të bëjë me besimin. Është pak e vështirë edhe për mua për dhene një qëndrim në detaje, por këto janë ato pika që unë besoj një biznesi suedez do të kërkonte të kishte në mënyrë që të vij dhe të investojë në Shqipëri.

Një çështje tjerër për ekonominë shqiptare është padyshim turizmi, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë tonë. Ka patur mos gabohem gjatë sezonit të verës edhe fluturime direkt, por çfarë mendoni se mund të bëhet më shumë?

Po ka patur fluturim direkt. Më lejo të them që është një pyetje shumë e mire kjo për turizmin. Por unë besoj se nevojitet që të kemi fluturime direkte gjatë gjithë vitit jo vetëm sezonale. Për momentin e kemi vetëm gjatë sezonit turistik. Unë besoj se turizmi paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për turistët suedezë që të vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë. Duhet t'i rikthehem pak termit tim qëndrushmëri, por edhe në turizëm. Dua të them pra me kapacitete akomodimi pak me të vogla. Duke përdorur natyrën dhe ambientin në mënyrën më të mirë. Bësoj se Shqipëria e ka këtë potencial, sepse ju keni mallet ku mund të ushtrohet ecja ose hiking, keni agroturizmin, diçka që shtetasve suedeze do ti pëlqente jashtëzakonisht shumë. Suedezëve nuk jupëlqen që të shkojnë nëplazhe të mbushura me njerëz dhe shumë të njohura, por ata do të vijnë në Shqipëri sepse ka diçka shumë të bukur edhe ekstra.

Çfarë mund të mësojmë nga eksperienca Suedeze, sepne kemi natyrë të mrekullueshme por turizmi malor është pak I zhvilluar, sëbashku me ekoturizmin?

Mendoj se duhet ta zhvilloni atë. Në dijeni time janë disa biznese, që janë duke e menduar, dhe kjo është rruga që duhet të ndiqni, pra të përdorni gjërat që keni. Por patjetër që Shqipëria ka nevojë për trajnime për këtë. Sepse potenciali është i madh dhe fokusi janë turistët europian. Unë di që shumë prej tyre dëshiroj në të udhëtojnë me tren. Vetë unë kur kam qëne më e re udhëtoja me tren në Europë. Dhe tani duke që në më të ndërgjegjshëm për ambientin, zgjedhin të udhëtojnë më avion dhe me tren. Një mundësi për më shumë turistë mund të jetë zhvillimi i hekurudhave.

Një problem që vendi juaj u përball do vite me parë ka qenë azilkërkuesit nga Shqipëria, por jo vetëm për Suedinë por edhe për Gjermaninë, apo Francën, si është situata tani?

Nuk kam shifra të sakta, por është e drejtë e gjithkujt të kërkoj azil. Është një e drejtë e parashikuare dhe në tëdrejtat e njeriut të kërkosh azil, por kjo s'do të thotë ta fitosh atë.

Doja të kaloja pak te zhvillimet e brëndëshme në Shqipëri, në kemi zbatuar një reform ndër më të rëndësishmet që nga vitet 1990, që është reforma në Drejtësi. Si do ta vlerësoni?

Është një reform shumë ambicioze, dhe ne jemi duke e ndjekur atë. Ne jo vetëm si Suedi por edhe si komunitet ndërkombëtar, kemi ndjekur disa procese që janë shumë ambicioze, dhe  shpresoj të jenë po aq të mira sa duket. Por shumë hapa janë hedhur. Është edhe një process disi i dhimshëm, sepse ka procesin e  vetingut, pra shkon shumë thellë, por nga ajo që shikoj është një process tejet ambicioz, dhe i drejte, deri më tani mund të them se është bërë një punë e mirë, por ska përfunduar ende. Pa harruar që është tejet i rëndësishëm.

Po përsa i përket korrupsioni, çfarë mund të bëje më mire Shqipëria, këtu dua të përfshijë edhe fenomenin e krimit të organizuar?

Besoj se korrupsioni është një sëmundje për shoqërinë dhe vret gjithçka. Godet shumë shtresën e varfër tëshoqërisë. Janë gjithmonë njerëzit më të varfër që vuajnë më shumë. Unë besoj se ju mund ta luftoni realisht korrupsionin dhe të fitoni. Sepse janë njerëzit që bëjnë korrupsion, nuk është fatkeqësi natyrore. Por duhet të ndani mendjen si shoqëri, që ju jeni kundër korrupsionit dhe këtë duhet ta bëjë gjithsejcili .Mos të jepni rryshfet, mos të kërkoni para, por patjetër që janë edhe faktorë të tjerë në shoqëri që duhet të japin kontribut, si media që duhet të jetë e vërtetë, qeveria të jetë transparente dhe tju mundësojë të gjithëve akses në dokumente. Duhet të jetë shoqëria civile, që të luftojë për këto vlera, pa harruar politikanë të vendosur për të shërbyer. Ne shikojmë ato shtete ose eksperienca ndërkombëtare që kanë patur sukses në luftën kundër korrupsionit, gjithçka ka filluar nga lideri, presidenti ose lider tjetër qënuk do të ketë korrupsion dhe gjithçka ka qenë e prerë. Duhet të jetë i rëndësishëm modeli në shoqëri, duhet të ketë politikë të përgjegjshëm, një komunitet biznesi të përgjegjshme, duhet të jeni të vendosur.

Po përsa i përket krimit të organizuar, a besoni se e demton integrimin në BE?

Padyshim që e demton, sepse ka të bëje me imazhin me reputacionin e Shqipërisë. Ky fenomen është një dhimbje koke për Europën, por është një dhimbje koke edhe për vetë Shqipërinë. Padyshim që është një fenomen që duhet luftuar kudo, por edhe këtu në Shqipëri. /Intervistoi Arbër Hitaj

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'