Ambasadorja Kim, takim me kreun e ri të Doganave: Bashkëpunim në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Gent Gazheli dhe ambasadorja Kim
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar përmes një postimi në twitter se ka zhvilluar sot një takim Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, i cili ka më pak se dy muaj që ka marrë detyrën.
Ambasadorja Kim shkruan se në takim është rënë dakord për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja amerikane.
Kujtojmë se ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në fund të muajit shtator.
Më herët Gazheli ka qenë në krye të Albpetrolit, ndërsa në 2013 ka qenë edhe drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?
-
Po
11.6%
-
Jo
85.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 597
Lajme të tjera
-
U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali për trafik droge dhe grup kriminal
26 Janar, 08:48
-
Reshje shiu e dëbore gjatë mbrëmjes në Korçë, në rrugën e Dardhës kalimi me zhinxhirë ose goma dimërore (VIDEO)
26 Janar, 08:32
-
Lumi Ishëm fryhet ndjeshëm, mbi 50 banesa të rrethuara nga uji në zonën e Fushë-Krujës (VIDEO)
26 Janar, 08:23
-
Banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama publikon video nga kantieri i Laçit: Po kryhet transplanti i zëmrës së qytetit
26 Janar, 08:12
-
Reshje shiu, fryhet lumi Shkumbin e përroi i Zaranikës, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa të rrethuara nga uji (VIDEO)
26 Janar, 07:56
-
Dita nis me reshje shiu në të gjithë vendin, në mbrëmje kthehen kthjellimet e temperaturat e ulëta, parashikimi i motit për sot
26 Janar, 07:31
Kimi tu befsha si do e luftosh krimin ti kur Gazheli eshte hajdut me stilolaps.Qenke ulur ne nje tavoline me kryehajdutin e doganave dhe nuk e keni arrestuar?! Me fal ke do arrestoni sps e keni aty ne tavoline. Ke frike te hedhesh nje praktike doganore se te marin doganieret ne tel edhe te thone sa euro jep ky subjekti. Edhe ndonje qe don te punoje ndershmerisht se lene dognieret e Gazhelit, se do kafen cdo muaj ai. Kulmi me i madh ishte kur ka vene disa palo kryetar degesh, qe ne vend te lexojne ligjet duhet te meren me llafe grash sesi duhet te veproj. Do presim sa te meret me llafe kryetari i deges e te dalin kamionat. Gent Gazheli ke dhene fakte qe sje per keto pune dhe nje pikepyetje te madhe na ke lene ne mendje. Mos valle ka nderruar orientim kryeministri qe te ka kaq qef?!
Përgjigju